Komisioneri Johannes Hahn thotë se ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

Johannes Hahn: Viti 2025 është rëndësishëm për kredibilitetin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i BE-së, Johannes Hahn ka përmendur vitin 2025 si shumë të rëndësishëm për kredibilitetin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është e vetmja mënyrë që paqja të mbizotërojë në regjion, ka thënë Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i BE-së, Johannes Hahn. “Duhet të promovojnë bashkëpunimin ekonomik dhe mbizotërimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që shtetet e atij regjioni të arrijnë në nivelin e BE-së dhe të ketë perspektivë reale për anëtarësim”, deklaroi Hahn gjatë një interviste me të përditshmen gjermane “Handelsblat”.

Ai shtoi se nuk mund të përmendet një datë konkrete por viti 2025 është shumë i rëndësishëm për kredibilitetin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Hahn theksoi se “Viti 2030 do të ishte shumë larg që shtetet kandidate të motivohen dhe përshpejtojnë përpjekjet e tyre”. Megjithatë, Hahn ka theksuar se një gjë është e qartë e ajo është ekzistimi i të drejtës ligjore dhe luftës kundër korrupsionit në Ballkan, “Viti 2025 është ambicioz, por jo edhe synim jo real për integrim në BE të shteteve që kanë arritur më së tepërmi në këtë rrugë. Kjo do të thotë se bisedimet duhet të përfundohen deri më 2023. Po ashtu, bëhet fjalë për kredibilitetin e BE-së. Kur shtetet kandidate i përmbushin kërkesat e tyre, edhe ne duhet t’i përmbushim premtimet tona”, përfundoi ai

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …