Endrit Shala

Ministri Shala takon komunitetin e donatorëve, shpreh gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka mbajtur takim me komunitetin e donatorëve duke shprehur mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për Qeverinë e Kosovës dhe për MTI-në. Shala ka theksuar se mbështetja e donatorëve është shumë e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. “Mirënjohje të thellë në radhë të parë për ndihmën e vazhdueshme nga donatorët, të cilët kanë mbështetur Qeverinë e Republikës së Kosovës e sidomos Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Aktualisht jemi duke punuar në disa projekte që mbështesin zhvillimin e bizneseve si dhe  zhvillimin e politikave tregtare dhe të industrisë, të cilat do të kenë impakt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Për më tepër, procesi i integrimit evropian për Kosovës, përbën vlerën fondamentale dhe prioritetin kryesor të vendit drejtë aderimit në familjen e madhe evropiane. Pra masat e parapara në agjendën evropiane dhe zbatimi i tyre nga institucionet vendore është udhërrëfyesi kryesor i Kosovës në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe në përgjithësi prosperitetin e vendit. Në këtë kontekst mbështetja e donatorëve, duke përfshirë këtu ndihmën e drejtpërdrejt financiare, por edhe ekspertizën, janë më se të nevojshme”, tha ministri Shala. Shala ka bërë të ditur se edhe vitin që po vjen do të vazhdojnë punën duke pasur prioritet implementimin e MSA-së dhe përmirësimit e ambientit të të bërit biznes. “Të nderuar donatorë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vitin 2019 do të vazhdojë të punojë duke pasur në prioritet implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, përmirësimin e mëtejmë të ambientit të bërit biznes, fuqizimin e infrastrukturës së cilësisë, zhvillimin e turizmit vendor, si dhe mbrojtjen e konsumatorit duke e përmirësuar mbikëqyrjen e tregut. Për detaje e keni edhe broshurën para vetes që i potencon aktivitetet konkrete që MTI i planifikon t’i ketë në prioritet gjatë vitit 2019”, potencoi Shala. Shala ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të politikave shtetërore drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. “Si përfundim, më lejoni të shprehë edhe njëherë mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, dhe njëkohësisht të ju ri-konfirmojmë gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen”, tha Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …