Krasniqi: I rrahën, i përgjakën, i burgosen edhe ata që mbajtën vite të tëra burg për Kosovën

Nuk kam asnjë dyshim, ana më e dhimbshme e asaj që e pamë dje në orët e pasdite në Prishtinë, më 28 Nëntor, është mesazhi më i keq që u shkon gjeneratave të ardhshme: “Se nuk ia vlen të kesh ideal të luftosh për liri e Republikën”, se “Republikën e lirë” do ta qeverisin bijtë e “Enver Maxhunëve” te komanduar nga Ali Shukritë e Rrahman Morinët e kohës, të cilët kërkojnë që qytetarëve që guxojnë kundërshtojnë t’ju ndalet buka e t’ju futet në palcë frika për bukën, nëse doni me sigurua sundimin Tiranik me çdo kusht?! Kjo frikë i ka bërë të heshtin shumë njerëz që dikur nuk kanë hezituar t’ia vejnë përpara gjokset Perandorisë se Titos e te Millosheviqit, po ata, sot para tiranisë se Isa-Hashimit të heshtin, bile ndonjëri edhe te të shikon vëngër, pse po ua prish rehatin?! Madje edhe alamet Komandantësh te quajtur e të vetëquajtur të UÇK-së, i kanë shti veshët në lesh?!Ndoshta ketë po e bëjnë për “Atdhe”?! Për cilin atdhe? Kjo, ndoshta është ana më e dhimbshme e kësaj që po ndodh në mesin tonë. Siç është humbja e vullnetit për të luftuar për liri e demokraci dhe mbrojtur atdheun.

 

Kur kohë më parë thash e shkrova, në fakt citova një urti të popullit askush nuk ia vuri veshin. E populli i urtë, ka ditur që përvojën e shekujve ta përmbledh në një fjali të vetme, siç është kjo: “Mos ia jep budallës shtagën se ta mëshon”! 28 Nëntori i këtij viti (2015) më se miri e konfirmon ketë. Aty u përgjaken idealistet, krijuesit e Republikës së pavarur e demokratike. Nga dje, me “rojet” e Republikës u dëshmua se Republika nuk është e pavarur nga Serbia, sesa për demokratike, as që mund të flitet! Dje u rrahën, u përgjakën dhe u burgosen njerëz që kanë bërë dhjetëra vite burgu për Republikën. Njerëz që kanë luftuar për Republikën dhe kanë dhënë edhe bijë e familjarë të afërm për Republikën dhe shumë të tjerë idealistë, e djem e vajza të reja te Republikës. Te Republikës së kapur nga “ata që e kanë zënë podinën”.

 

Nuk kam asnjë dyshim, ana më e dhimbshme e asaj që e pamë dje në orët e pasdite në Prishtinë, më 28 Nëntor, është mesazhi më i keq që u shkon gjeneratave të ardhshme: “Se nuk ia vlen të kesh ideal të luftosh për liri e Republikën”, se “Republikën e lirë” do ta qeverisin bijtë e “Enver Maxhunëve” te komanduar nga Ali Shukritë e Rrahman Morinët e kohës, të cilët kërkojnë që qytetarëve që guxojnë kundërshtojnë t’ju ndalet buka e t’ju futet në palcë frika për bukën, nëse doni me sigurua sundimin Tiranik me çdo kusht?! Kjo frikë i ka bërë të heshtin shumë njerëz që dikur nuk kanë hezituar t’ia vejnë përpara gjokset Perandorisë se Titos e te Millosheviqit, po ata, sot para tiranisë se Isa-Hashimit të heshtin, bile ndonjëri edhe te të shikon vëngër, pse po ua prish rehatin?! Madje edhe alamet Komandantësh te quajtur e të vetëquajtur të UÇK-së, i kanë shti veshët në lesh?!Ndoshta ketë po e bëjnë për “Atdhe”?! Për cilin atdhe? Kjo, ndoshta është ana më e dhimbshme e kësaj që po ndodh në mesin tonë. Siç është humbja e vullnetit për të luftuar për liri e demokraci dhe mbrojtur atdheun.

 

Nëse lexohen me kujdes lajmet që vijnë nga agjenci të huaja edhe ato flasin edhe pse ndoshta na mënyrë të kontrolluar e të sofistikuar, se në Kosovë u burgosen njerëzit që protestuan kundër marrëveshjeve te qeverisë së Kosovës të lidhura me Serbinë në Bruksel. Kështu po shkruajnë tri agjenci të tilla. Lexojeni:

 

“Reuters”: “Policë të maskuar e të armatosur me automatikë kanë arrestuar deputetin e njohur opozitar për shkak të akuzave lidhur me veprimet e tij në Kuvendin e Kosovës ku ka shpërndarë disa herë gaz lotsjellës, në kundërshtim të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë në Burksel”. Në cilin vend demokratikë të Botës Perëndimore, do të ndodhshin ato pamje makabre? Kohë më parë, në Rumani, pse u dogj një klub nate e protestuan 20.000 veta, Qeveria u dorëheq! Ani pse Rumania ka mbi 23 milion qytetarë. Krahasime të tjera nuk po bëjë, le t’i bëjë lexuesi.

 

“Associated Press”: “Policia e Kosovës ka hyrë brenda zyrave të VV-së, duke arrestuar dhjetëra aktivistë, përfshi edhe një nga liderët i cili kërkohej për veprimet brenda Kuvendit të Kosovës”. Edhe kjo agjenci në mënyrë profesionale vetëm njofton, por rezervohet nga komentimi, ndonëse njofton, se ndërhyrja e policisë ishte për veprimet brenda Kuvendit. Por, për veprimet brenda Kuvendit, deputetet kanë imunitet, por ata që kanë kapur çdo segment të pushtetit, nuk pyesin për imunitetin e deputetëve. Në ketë situatë, nuk po e di si po ndihet Isa që për një kohë bajagi të gjatë u “mundu” me ç’kapë pushtetin e kapur nga Hashimi, a u kap edhe ai apo çka u bë?!

 

Ndërsa “Yahoo News”: shkruan se “Policia e Kosovës sot ka arrestuar deputetin më të rëndësishëm opozitar së bashku edhe me dhjetëra aktivist ë të tjerë, pasi ai mori pjesë në një protestë në kundërshtim të një marrëveshje me Serbinë”. Kjo agjenci po thotë haptas se “u arrestua deputeti më i rëndësishëm i opozitës” dhe arsyeja e arrestimit është “kundërshtimi i një marrëveshje më Serbinë”. Ndonëse nga asnjëra agjenci nuk u tha se mbi bazën e cilit urdhër u ndërhy në selinë e një partie opozitare parlamentare!

 

Nuk e di, sesi në krejt ketë katrahurë si po e ndien veten Kryetari i Kuvendit i cili ditë më parë foli për “të turpshmen dhe të mirën”! Vërtetë, çka ka këtu “të mirë e të turpshme”?

 

Nga gjithë kjo që u tha, edhe nga agjencitë e huaja, a ka turp më të madh, që për hatër te Serbisë se Nikoliqit, Vuqicit e të Daciqit, që të gjithë në Kohën e Luftës në Kosovë ishin kuadro besnik te Millosheviqit, TË PËRGJAKEJ FESTA MË E MADHE KOMBËTARE E SHQIPTARËVE – 28 NËNTORI?

Unë në ketë Nëntor si idealist e si përpunues i betimit ushtarak të UÇK-së nuk jam ndjer mirë, e JU?

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …