Kryeministrja serbe i ka dërguar dy letra kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nga i cili kërkon që të përdorë atë që ajo e quan “ndikimin e tij në Prishtinë”, në mënyrë që Kosova të heqë dorë nga ushtria dhe taksa 100%. Ajo ankohet për atë që e quan shtypje dhe krime kundër popullit të saj, që vazhdojnë papushim dhe kërcënojnë të përshkallëzohen më tej. Bernabiç i drejtohet sërish Ramës me një letër të dytë por me tone më të zbutura dhe argumente ekonomike, flet për pasojat e taksës ndaj mallrave serbe dhe dëmin, që sipas saj po i bëhet klimës së biznesit në Ballkanin Perëndimor. Ajo i kërkon sërish Ramës të përdorë ndikimin dhe besimin që kanë institucionet e Kosovës tek ai, për heqjen e këtyre masave dhe i kujton faktin se Serbia nuk do të marrë masa reciproke. Më në fund, përgjigjja i vjen dy javë më vonë, nga kryeministri shqiptar i cili thotë se Kosova është shtet i pavarur dhe vend sovran, që i merr vetë në mënyrë të pavarur, të cilat Serbia dhe të tjerët duhet t’i respektojnë, si reflektim i vullnetit sovran të popullit të Kosovës. Rama ia kujtojnë asaj edhe pengesat që ajo dhe shteti i saj po i bëjnë Kosovës për anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare, si INTERPOL apo UNESCO.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …