Prof dr Hakif Bajrami: Marrëveshja me Serbinë mosmarrëveshje me popullin

Prof. dr. Hakif Bajrami: Marrëveshja me Serbinë mosmarrëveshje me popullin

 

Pushteti nuk është privilegjë, por obligim. Lidhur me këtë, nuk mundet Evropa ta shfrytëzojë çështjen shqiptare për ta blerë paqën në Ballkan sikurse bëri më 1913. Me ato çmime dihet se çka doli dhe çka pasojë. Për këtë, që mos të përseritën gabimet mësohet historia, filozofia e saj. Dhe,ashtu sikurse “Pranvera arabe” që u kthye në “dimër global”, në të njejtën mënyrë “Marrëveshja me Serbinë”  me ndërmjetësimin e Brukselit, me fajin e mendje madhësisë së qeveritarëve të Kosovës u kthye në krizë të përgjithshme. Askush nuk e di se ku shpje kjo pozitë e Kosovës, ku ai që nënshkruan në Bruksel, n` emër të shtetit, nuk guxon të shkelë në tokën e tij -në Veri të Kosovës. Kësaj gjendje shkencorisht i thon dypushtet. Ska emër tjetër. Ku shpje kjo gjendje me këto goditje të kundërshtarëve politik në anën tjetër, nga ana e qeverisë, tani për tani askush nuk mund të paragjykojë.

Shkurt, pavarësia e Kosovës nuk vihet në pikëpyetje, sepse ka garantues shumë të fuqishëm, por Kosova vihet në një rrezik drejtë kërcnimit, të cilin (kërcnim) Serbia politike e dëshiron me të gjitha mjetet. E përkthyer shqip, kjo gjendje po metastazon nga kokëfortësia e Isa Mustafës, duke e përseritur se,” Marrëveshja nuk e cenon sovranitetin e Kosovës”. Lidhur me këtë, i shtrohet pyetja publike qeverisë (jo unë) si është e mundur që prej 16 marrëveshjeve Kosovë-Serbi, vetëm 4 të tilla paskan gjetur aplikacion. Pra mbetën 12 marrëveshje që nuk janë funksionale, të zbatueshme. Me fajin e kujtë. Këtu ndahen “lumejtë” e rriedhës politike të Qeverisë. Si është e mundur të negociohet prap me Serbinë, kur ajo nuk zbaton asnjë marrëveshje. Vetëm shkohet në Brulksel, për t` i plotësuar normat diplomatike të funksionarëve të atjeshëm. Dhe, a e dijnë çka kanë nënshkruar Isa Mustafa dhe Mogerini në dëm të Kosovës, nëse figuron në Marrëveshje fjala Kuvend  kushtetutdhënës“CONSTITUTION”. I pari nuk e din fare çka ka nënshkruar, e dyta (Mogerini) nuk besoj që nuk e ka të” njohur” nocionin me qëllim, por anon ta josh me kërkes të BE-shteteve që i përfaqson, që sa më shumë ta zbres çmimin e sovranitetit Kosovës, duke e amortizuar në shtetsi e duke e shpërblyer Serbinë, që mos të “bërët zog tregtar i Rusisë”, kur edhe zogjët e dijnë se është sorrë e saj (Moskës). Prandaj, nëse kjo tragti e vjetër me shqiptarë ka çmim, atëherë pse mos ta shpërblejë BE Serbinë sikurse më 1919 kur nga Serbia krjoi Jugosllavi, nga 48000 km. katror, e bëri 280 000 km katror, i dhuroi dalje në det, i dhuroi Vojvodinën, iu “vetëdhuruan” Sllovenia, Krocia, Mali i Zi, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia. Nuk ka ndyshuar ajo politikë në esencë. Evropa po e dashuron Serbinë në gjirin e saj për të spiunuar në favor të Rusisë që e ka trazuar botën me ndarjen e botës arabe, e ka siellë botën buzë krizës, buzë rrezikut dhe drejtë kërcnimit me një luftë civilizimësh. Edhe një herë Rusia ekspanzioniste po tregohet kush është!.

 

Në Kosovë sa i takon trasparencës , ajo është e brabartë me kohën e komunizmit. Mjafton të “vërtetën” ta dinë kreu i shtetit dhe aty mbetët informata të dergjët, për deri sa ta zbulojë ndonjë hulumtues eruditë, ose kur t` i skadon afati, në mënyrë që pastaj të “defrehen” me te vetëm historianët, ose hulumtuesit kureshtarë. Në këtë kaos politik, do të duhej së pari prokuroria të intervenoi pa e detyruar askush. Por, ky institucion është bërë sikur ka vetëm “detyrë shtëpie për shtetin e huej”.!!. Dhe për këtë fakt e jo vetëm për këtë, fjala burg në shtetin e Kosovës, është bërë aq çmim i përditshmërisë, sa që pushteti nuk po e kupton se burgu do të kalojë në një nocion averzivë në popull, jo vetëm për ata që devijojnë ligjin, se për ata që janë të sinçertë dhe të drejtë dhe në çdo çast mund të burgosen prej këtij pushteti që e lufton “banditizmoin, terrorizmin, hajninë, nepotizmin, fajdet, tradhtinë” me të gjitha mjetet që i disponon, pa pasë nevojë të ketë fekte, por vetëm me fjalë boshe. Dhe, kur deputeti i popullit nuk paska imunitet për pesë pare, çka mund të ndodhë me qytetarin e shkretë, për të cilin nuk ka votuar askush. Shkurt, shtetin e kemi privatizuar, e kemi shndërruar në pasiguri, ku vetëm policia është e sigurtë sepse ajo i disponon të gjitha mundësitë e fotrcës brutale. E atë disponim ua ka falë qeveria që frigën mbi popull po e metastazon, për të mbjtë fronin me kërbaç dhe mjetet tjera të arsenalit policor. Lidhur me këtë, si është e mundur që të kontrollohet një seli e një partie vetëm me polici, pa praninë e asnjë qytetari të regjistruar në institucionet shtetrore si llojë “porote”. Nuk quhet ky realitet, ndryshe, përpos despotizëm dhe tirani  e diktatorëve.

 

Kriza është vazhdimësi  e vakumit institucional gjashtë mujor  ku sulltanizonte VLAN-i dhe  taktizonte një parti fitimtare?

 

Shumë agjentura politike dhe rreligjioze e kanë përdorë (keqpërdorë) vakumin e pushtetit për gjashtë muaj. Tani, për tani vetëm po i fërkojnë duaartë, pale mos do të kanë treren edhe ma të volitshëm. Në këtë situatë “demokratike” se ndodhi që erdhën për derë e për diritare disa “bidate” se si me u vesh, se si me u lutë dhe si të besojmë. A nuk gjason kjo gjendje në kohën e okupatorit kur na thuhej si “ ta kemi emrin, si të jetojmë, si shajmë shqiptarinë dhe si dhe kur duhet të vdesim”. Anarkia  politike dhe shtetrore nuk ka brirë.

Shteti më ri në Evropë po dëshmoheet me gabimet e qeverisë se është në krizë të thellë politike. Kjo krizë nuk ka ardhë vetvertiu, por buron nga injorimi i palës opozitare politike, por edhe i opinionit që mirret me politikë. Dhe, me politikë sot, duhet të dihet se mirret po thuej se i tërë populli në një mënyrë apo në një element tjtër. Lidhur me këtë, arroganca dhe mostraparenca drejtë vetëmjaftimit se neogociatorët si përfaqsues të partisë e jo ekspert të njohur dhe të deshmuar, e ka siellë gjendjen në këtë nivel ku është.

 

Opozita si duket ka pasë për qëllim që burgun ta “shes” sa më me trasparencë, shih në ditën e 28 nëntorit orientimin e vet. Pushteti, në anën tjetër ka planifikuar ta kryej burgimin në rrethana sa ma me çmim të lirë, sepse populli është në “festë”!!! Kjo lojë politikaneske me sovranin është pentagrami i totalitarzmit politik si qëllim i skajshëm, që nuk duron konkurencë. Këtu është shpërfaqur shkolla e Kumrovcit në funksion të psikologjisë së burgosjeve rrethore të mundëshme.

 

Kosova është dashur të dihet se nuk ka kohë e as komidetet për të humbur dhe për të injoruar, aq më parë kur është fjala për çështje fundamnetale si është pozita e komunave serbe, në kuadër të shtetit. Ky pozicion duhet të sheshzohet se çka është nënshkruar në Bruksel ,sidomos duhet të dihet teksti i gjuhës angleze me vulë të caktuar dhe nënshkrime.? Përkthimet jozyrtare janë lojëra infektive. Çështja e marrëveshjeve që ka pasë për pasojë burgosjen e deputetëve “gaslotësjellës”, nuk zgjidhet ma me komisione profesionale, por vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese ose eventualisht me arbitrazhë ndërkombëtar. Në demokraci nuk ka pushtete pa opozitë. Ky fakt është aksiomë politike.

 

Edhe një herë,nga 16 marrëveshje janë bërë realitet trasparente vetëm 4 nënshkrime. Nuk mbahet politika dhe diplomacia përmes analistëve që japin prognoza “sportive” alaturka. Me këso prognozash po dalin në shesh shumë herë diletatntët politik duke shtruar pyetje dhe servuar përgjegje: “Nuk është dashur që Albin Kurti të burgoset dhe Selia e Vetvendosjës të bastiset më 28 nëntor.”. Shumë me vend. Qëndrim parimor do të thoja. Po ka edhe të atillë që shtojnë: “ Nuk është dashur që Albin Kurti të ekspozohet pikërishtë më 28 nëntor , kur e ka pasë të ditur me ken ka punë, e të na e helmosë festën”.!!. Do të thoja, dy të vërteta binjake, shpiejnë kah një theoremë që nuk është aksiomë. As rasti i parë, e as rasti i dytë, nuk kanë pasë nevojë të ndodhin, kur dihet niveli i sovranitetit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Po këta pushtetarë, si po sillen janë kah mendojnë se pas tyre “e marrët flaka, çdo cep të Kosovës”. A mendojnë këta, që koha nuk është kah punon për institucionalizim të sielljeve të tyre.

 

Opozoita nuk e ka zgjedh ditën e 28 nëntorit për manifestim pa prapavi?

 

Opozita e nderuar është dashur, kur e dashuron aq shumë FESTEN KOMBETARE-28 nëntorin mos të organizojë kurrfarë mitingu në këtë ditë. E them këtë sepse shumë personalitete të opzitës i njoh dhe i rrespektoj s e janë intelegjent, të shkolluar dhe të rreshtuar kombëtarisht drejtë. Por, po të pyetsha dhe të vëndosësha unë do t` i a shtroja veti një pyetje të urtë , popullore: “Në duar të kujtë është pushteti?”. Dihet, ky pushtet, nuk do ta kalojë FESTEN pa e provuar që ta kompromitojë mitingun që ishte nga pamjet televizive shumë dinjitoz. Nuk kam për qëlli  t` i analizojë fjalimet sepse ato fillim e mabrim ishin plotë kërkesa për t` i ndrruar fotelet, për t` i marrë ato nga poshtë lartë, duke nënkuptuar se mund të mirren edhe ndryshe, nga lartë-poshtë, që do të thot me dhunë “demokratike”. Kjo filozofia e fundit ishte në kontekst të kompozicionit të çdo fjalimi. Dhe po të flitej ashtu një ditë tejtër, çdo gjë insitutcionalisht dhe ligjërishjt, do të ishte në rregull. Por vet e kanë zgjedhë dhe u është kthyer zgjedhja në autogol  filozofiko-politik. Kështu kuptohet pashmamngshën zgjedhja e ditëve të mitingjeve politike në filozofinë e historisë. Nderi i pushtetit me këtë siellje ka rënë në provim moral. Çdo kuptim tjetër përjashtohet.

Ajo filozofi e historisë, kur të zbërthet në dipëlomaci dhe drejtësi filozofike, del se kemi të bëjmë me një politikë hibride që përpiqet të mshefë diçka që nuk mund të shtihet në “thes” , që nuk mund të maskuptohet kur tirret “peni shumë i hollë” , në politikë dhe shtetdrejtim. E vërteta, as shtetëndërtimi e as politika nuk janë hyjni, që të fetishizohen se ja, ne e ekemi më së miri, sepse asgjë nuk është e përkryer. Prandaj, siellja e pushtetit dhe opozitës mbesin si të “fajëshme” në rrugëtime të këtilla kur shfrytëzohen masat, kur psikologjia e masës bërët mjetë jo i matëshëm për “turmën”, që nuk ka “logjikë ,sepse e ka dehë pushteti dhe lakmia për te”.

Në Kosovë, një pjesë e politikës aktive drejtohet pa mision pozitiv, që ka përmbajtje servile dhe amortizohet prej atyre forcave që u bërët servilizëm për t` i amortizuar krimet e Serbisë. Pesha politike mbi kurrizin e Kosovës është pra e dyfishtë. Thirrëne mendejn , pjekuri demokratike, ku duhet të ruhet autoriteti i miqëve për të dalë faqebardhë para popullit. Por edhe vizitata e nivelit shumë të lartë si kjo e Sekretarit të shtetit të SHBA  zotri Xhon Kerri, nuk duhe të sherbejë si mjet për t` u mshefë pas  këtij autoriteti. Të punojmë pra më së shumti për veti dhe nuk kemi çka të moralizojmë, të punojmë edhe për famën e miqëve që na duan dhe i duam.Por, skeptikët do të pyesin, kush me u marrë vesh dhe kush merr vesh nga këta politikanë të hasmuar brutalisht e që ky brutalitet i amortizon krimet serbe. Dobia nga kjo gjendje për Kosovën është vetëm dëm. Uluni pra e folni, por jo të diktoni kushte. 

Ne e kemi bërë gabimin moti, kur Presidentin e kemi zgjedhë me pliko. Dhe autoriteti i tij (saj) nuk shtrihet përtej zyreve që i pret me portokol ata që ia mësyjnë asaj zyreje. Pozita e prezidentit do të duhej të ishte energjike dhe besa prapa perdeve edhe kërcnuese. Në vijim, shtetet e kuintit po syrvejojnë dhe po e masin pulsin, duke i dhuruar gjithnjë e më tepër hapësirë asaj thënjes serbe se “Shqiptarët nuk dijnë të ndërtojnë shtet. Na lejoni të kthehemi neve në Kosovë, do të mësoni se këta shqiptarët vetëm burgu i civilizon”. Thënje fantome e Nikoliqit, para dy muajëve një diplomati rus në qendër të Beoigradit, e që nuk është botuar në gazeta.

 

Si është e mundur qe tre muaj konfrontime, dhe qevria mos të organizojë debaat shkencor për “Marrëvesjen” dhe për Kufirin . Këtu shihet kokëfortësia e atyre që ua rrëfen rrugën e burgimit një gazetë këto ditë në faqe të parë. Dhe kur jemi te ky kaos, a mendohet se vota e popullit një ditë hargjohet, sikur bateritë dhe pasatj ata që i kanë bateritë plotë, a do të përdorin poicinë sikurse këta. Nëse veprojnë njejtë, atëherë më mirrë është “robëria” e këtyre që janë sot në pushtet, se sa të amortizohemi, të blejmë vetura tjera, sekretaresha tjera, polici të njejtë, por me kërrbaça më të fortë, më metalik, gas lotsjellës me ngjyrë të kuqe, e jo të bardhë si deri me tash.  Shkurt, çka po premtohet nga këta që janë të paknaqur nuk dihet. Por një punë dihet, pushteti i ka pi si rakia, të gjithë. Ruaju popull nga politika që po i voton, në paçi ken ta votoni.

Ku është ndryshimi dhe kur mund të vij ai ndryshim i imagjinuar. Do të thoja, se ndryshimi nuk është në duarë të këtyre partive dhe pushtetarëve. Ndryshimi është nëse ky popull nuk vepron me fodullitet dhe në zgjedhje del vetëm 40%. Kjo përqindje e votuesëve që janë militantë patrish edhe nëse organizohen zgjedhjet, kuptohet pas largimit të qevrisë, nuk e zgjidhë krizën, sepse mund të fitojnë prap. Krizën e zgjidhë tani për tani vetëm VERDIKTI i Gjykatës Kushtetuese. Dhe ai VERDIKT “duhet të jetë negativ”. Kjo diagnozë nuk shpje në “sherim” të palgës aq lehtë si e mendon opozita. Kështu si është gjendja ,këta “dhunuesit dhe mjeshtrit e kërbaçëve”-pozita, do të fitojnë prap. Atëherë pse të hargjohet administratë dhe administrim i kotë.  Por-“POR”, nëse dalin, bje fjala në zgjedhjet eventuaale 75-85 %, atëherë do të kemi demokraci dhe pushtet tjetër, sepse sovrani do të jetë më i vetëdijshëm, më i pushtetshëm, me gjithëpërfshirës. Pa këtë ndryshim të daaljës në zgjedhje shoqëria e shtetit të Kosovës vetëm do të sillet në rreth.  Pra, nuk ka ndrrim të gjendjës shoqërore, politike dhe ekonomike dhe që është sot. Këta pushtetarë qe 15 vjetë vetëm vëndënumrojnë dhe flasin prralla “demokratike”.Analizoni vetëm familiarizmin në institucionet shtetrore. Mos të flasim për reforma në ekonomi. Por shiqoni “reformat” në arsim, kur ministri në vend që të flet togfjalëshin PLNAPROGRAM, e përdorë fjalën “kurrikul” nga shekulli i XIV. Dhe niveli i diturisë është ky. Si ta mbajmë nivelin kadrovik në shtatë univerzitetye. Kjo është pyetja, sepse studentët i kemi të shkëlqyeshëm si rini. Nuk janë fare fajtor nëse nuk ka kush i drejton, mëson. Për reformën në arsim mjafton vetëm të shiqohet vesha e arsimtarëve. Çdo gjë është pastaj e njohur. Skamja ka qenë e pranishme edhe më parë, por arsimtari është dashur të jetë pedant, i përgatitur dhe të begatojë diturinë me të arritura të reja shkencore dhe pedagogjike. Janë disa fakultete që nuk janë mallë tregu, por estetikë e kombit mbarë. Shiqoni çka ndodhë në shëndetësi ku pacienti , jo nga mjekët por nga pushtyeti konsiderohet si “hallëgji”. Asgjhë më tepër. Hajdeni pra ta ngrisim nibvelin e daljës në zgjedhje në 80-85%. Do të ndryshojë tërë godina e piramidës shoqërore dhe shtetrore seriozisht. Por, ekziston rreziku që këta byroktatët që janë sot në fron, do të luftojnë me të gjitha mjetet, pra edhe me polici që sa më shumë të shkkaktojnë frigë,pasiguri dhe frsutrim te elektorati, të bpëhet populli avrerziv në politikë. Kështu krijohet diktatura dhe fobia ndaj kundërshtarit. Ta them troç, ky prodhim i politikës është mafioz.  Lexues i nderuar, mos kujtoni që nuk po mendojnë këta pushtetarë për nesër. Jo këta, me 40% të daljes së elektoratit në zgjedhje, prap do t` i fitojnë zgjedhjet , dhe mu për këtë i japin urdhëra kaqë trishtuese dhe kaq të dhimshme poloicisë që t` i atregoi popullit dhëmbët. Po si të mbetën në pushtet ndryshe ai që i ka humbë zgjedhjet, ai që ka dosje në prokuroi, ai që është bërë ministër dhe nuk ka marrë as 10 vota në lagjën e tij. Kjo gjendje për ata dhe për këta është shumë profitaabile. Nuk do të lënë mjet pa përdorë për të mbetë në luksin dhe privilegjët që i kanë.

 

Qeveritë demokratike, me duarë të pastra, çmohen sa ndikojnë në zhvillimin ekonomik. Çdo gjë tjetër është sekundare. Si përfundim, sa u takon marrëveshjeve të Brukselit, ato denominohen si marrëveshje ndërkombëtare. Dhe, përgjegjësia primare bje mbi Ministrinë e Punëve të jashtme, mbi Hashim Thaçin dhe stafin e tij. Kur të kuptohet se kush ka qenë në përgatitje, dhe kush duhet të nënshkruaj, kryetari i Qeverisë, duhet të ketë besim te ministri, jo te stafi “profesional”, që në rastin konkret nuk ka qenë fare as përafërsiosht profesional. Çështjet e tilla nuk zgjidhën me staf politik kurrë. Ky fakt është i njohur edhe në literaturë interene dip,lomatike. Si  është vepruar në rastin konkret, duhet të rrëfehet Isa Mustrafa që ka vënë nënshkrim. Edhe ky nuk mund t` i largohet përgjegjësisë dhe nuk mund të arsyetohet se nuk kam dijtë. Ska, në politikë dhe shtetësi “nuk kam dijtë”!!!.

Po flitet për korrusionin, për konfiskimin e pasurisë, për shitjën e pronës shoqërore me çmime enorme të ulta. Po kush i ka bërë ato shitje. Këta janë diku në partitë që luftojnë për 40% të votuesëve e të cilat për demokracinë evropiane janë të majftuehme, seps eas vet nuk e kanë oborrin më të dlirë. Këtu diku pushon tërë enigma dhe mjegulla që e ka mbuluar Kosovën e varfër, popullin e saj të “pasur”, plotë optimizëm dhe siguri ardhmërie!.

 

2 XII 2015

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …