Në Zym të Hasit sot është zbuluar shtatorja e kryeheroit kombëtar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut

Në Zym të Hasit sot është zbuluar shtatorja e kryeheroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Zymi i Hasit është vizituar të shtunën nga shumë qytetarë vendas dhe të huaj. Ata janë mbledhur me qëllim të zbulimit të shtatores së Gjergj Kastriot-Skënderbeut e cila u vendos për nderë të 550-vjetorit të vdekjes së tij. Kjo shtatore është financuar tërësisht nga qytetarët e Zymit, veçanërisht nga ata që veprojnë jashtë atdheut. Mirëpo përfaqësues të institucioneve nuk i kanë lenë vetëm hasianët gjatë festës. Atje kanë shkuar kryeparlamentari Kadri Veseli, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe personalitete tjera të njohura si: Jahja Lluka, Frrok Gjergjaj e avokati Tomë Gashi. Kryekuvendari, Kadri Veseli, u ka premtuar banorëve të Hasit se viti 2019 do të jetë vit i veçantë për shqiptarët. “Qoftë myslimanë, qoftë katolikë, veç në Has ndihet plotësisht shqiptar çdo qytetar” ka thënë Veseli. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka njoftuar se gjatë vitit të ardhshëm në Zym do të vendoset edhe një shtatore tjetër, ajo e shkrimtarit e veprimtarit të shquar, Pjetër Bogdanit. Kjo shtatore është zuluar nga Kadri Veseli, Jahja Llukës dhe një banor nga Zymi që jeton në Kroaci.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …