Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati mbajti konferencë për media në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi, në të cilën ndër të tjerat deklaroi se letra e kryetarit Tramp dërguar Presidentit Thaçi përbën një moment shumë cilësor në procesin e ngufatur të bisedimeve, si në raportet brenda vendit, ashtu edhe në ato me Serbinë e me BE-në. Kryetari Murati deklaroi edhe se bisedimet duhet të rezultojnë me ripërcaktim të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke u zbatuar parimi i vetëvendosjes së popujve. Shqiptarët në Kosovën Lindore: në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kudo që janë shumicë dhe që kanë vazhdimësi territoriale me Kosovën duhet t’i bashkohen Kosovës. Serbët në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok duhet ta kenë të njëjtën të drejtë, aty ku janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale. Duke e respektuar këtë parim fshatrat shqiptare të Leposaviqit: Ceraja, Koshtova dhe Bistrica, të Zveçanit: Zhazha, Boletini dhe Kelmendi, si dhe Çabra në Zubin Potok duhet të mbesin pjesë e Kosovës, tha Valon Murati.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …