Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka paralajmëruar se nëse Amerika përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, me kërkesë të palës së Kosovës, atëherë edhe Beogradi do kërkojë Rusinë. Daçiç citohet të thotë se duket se forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po ndryshon, duke iu referuar letrës së dërguar nga presidenti Trump për dy presidentët Thaçi e Vuçiç ku shkruante se i fton dy palët në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar e arritur një marrëveshje që është në interesin e të dy palëve. “Nëse forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka ndryshuar në atë formë, që në dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të telefonojë Federatën Ruse për të marrë pjesë gjithashtu’.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …