Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se përgjatë këtij viti i gjithë debati politik është mbizotëruar nga një garë absurde e etiketave negative. Përmes një shkrim autorial, Veseli ka bërë të ditur se të mërkurën që vjen, ka ftuar në Kuvendin e Kosovës, në një takim të përbashkët, kryetarin e shtetit, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare, ende të papërfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe Vetëvendosje, që të koordinohen për dialogun. Veseli ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se po i shkaktojnë dëm vendit me inate politike. Ndër tjera, ai ka thënë se PSD-së, si parti opozitare, ka arritur të vendosë interesat nacionale mbi dëshirat e ngushta partiake.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …