Kryetari Skënderajit, Bekim Jashari, anëtar i kësaj i familjeje, të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, ka komentuar edhe idenë e kryetarit të shtetit për korrigjim të kufirit me Serbinë. Bekim Jashari nuk beson që kryetari, Hashim Thaçi, do bëjë ndonjë gabim në dëmë të Kosovë, pasi për kufijtë aktual është derdhur shumë gjak, përderisa ka theksuar se për marrëdhëniet me Serbinë nuk ka rrugë tjetër veç dialogut. “Për idenë e presidentit Thaçi ende nuk kemi informatë të saktë se çka ka menduar apo çka nënkupton me fjalën korrigjim. Unë nuk dua të besoj duke i hy analizës të vetë personalitetit të zotëri Thaçi, kush ka qenë para luftës, kush ka qenë gjatë luftës, dhe proceset apo zhvillimet që janë bërë pas lufte deri më tani nuk dua të besoj që do të bëjë ndonjë gabim…Nuk dua të besoj se do të ketë ndonjë vendim që është në dëmë të Kosovës sepse për kufijtë që i kemi sot është derdhur gjak një shekull rresht, dhe nuk është e lehtë të merret vendim i tillë në dëmë të këtij shekulli, të këtyre vuajtjeve të shqiptarëve..Unë dua të besoj që do të jetë vendim edhe pse ndoshta jo i lehtë, i vështirë patjetër por do të jetë në të mirë të gjithë neve. Nuk kemi rrugë tjetër për pa hyrë në bisedime në dialog me i rregulluar raportet me të gjithë fqinjët në këtë rast edhe me Serbinë”, ka deklaruar ai. Në anën tjetër ai e përkrah idenë e Thaçit për bashkim e Kosovës Lindore më Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …