Në shenjë kujtimi për sulmin e parë mbi familjen Jashari, në bashkëpunim mes të Komunës së Skenderajt, Qeverisë së Kosovës dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe në kuadër të Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 30.12.2018, nga ora 13:30 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, kurse nga ora 14:30, në Sallën e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, organizohet aktivitet nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe Ansambli “Drenica”. Me këtë ngjarje përmbyllen aktivitetet në vigjilje të 20-të vjetorit të Epopesë, 10-të vjetorit të Pavarësisë dhe 550-të vjetorit të Skenderbeut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …