Prof. Dr. Hakif Bajrami: A nuk paska fuqi në botë që e ndalon retorikën vrastare serbe?

EVROPA është para riforatizmimit. Kufijtë po qëndisën me tele me gjemba, duke amortizuar refugjatët e shkretë, që largohen nga vendet e tyre sikurse dikur largoheshin shqiptarët nga viset etnike për në shkretëtirat e Anadollit. Edhe atëherë politika evropiane “ndihmonte”, i barte shqiptarët me 395 anije, duke siguruar përfitime marramendëse nga varfnjakët shqiptarë. Po sot kush përfiton në bartjen e muslimanëve nga vendet e trazuara islame, dihet e nuk dihet. Pse ndodhë kjo tragjedi, të gjithë kanë informata, por drama tragjike kanë lakmi të luhet e gjallë para tyre. Dhe këta dhe ata kanë dhe kishin deshirë, ta shiqojnë tragjedinë të gjallë , të paktën sa të janë në pushtet, për t` ua lërë ultra të djathtëve që t` i vrasin para se të nisen për shtegtim. Ku jemi ne? Në SHBA kërcnon Donald Trump, në Fraancë kërcnon Mari Le Penë, në Rusi kërcnon Vladimir Putin, në Serbi kërcnohen popat dhe politikanët për krimet që vet i inskenojnë dhe i dramatizojnë, në Shqipëri Lulzim Basha e fton “xhematin” në kryengritje: “brenda kombit shqiptar… Në Kosovë, Kadri Veseli, shkon në vizitë te “Varri i dervishit” për të kërkuar anëtarsim në LDK, në mënyrë që pas kryerjës së mandatit të zgjidhet akademik , sepse nuk e ka asnjë libër. Si i tillë dhe me tretman të tillë si kriter që është pa rregullore por me ligjin e gjunglës, do të zgjidhet me siguri. Deri kur? Katërdhjetë vjetë akademi, po ku janë frytet akademike. Në plagiatura dhe hajni të djersës së tjerëve. Kjo zejtari është bërë fenomen vetëm te ne , merr sa të duash dhe ku të duash sepse prapa e ke pushtetin dhe kërrbaçin e tij. Pasiguria është bërë realitet. Ruaju shqiptar, se Lulzim Basha po thrret, mos u ngritni pa thënë “imami”.

 

Politikën vrastare serbe po e hulumtoj qe një gjysëm shekulli. Kjo politikë ka bërë oscilime në disa etapa por kurrë nuk është larguar nga pozicioni i saj fashist në embrion, që gjeneron në psikologjinë e Naçertanisë. Në lidhje me këtë, duhet të themi se xhihadizmi serb nuk është i kultivuar përbrenda, sepse ka politikanë serbë  që janë shumë të drejtë dhe mund të mirren edhe si model. Por kërcnimi që e laansoi kryepopi serb nga Nishi nuk janë fjalë të tij. Ato fjalë janë të kriminelit Dikoviq, që e vizitoi Prishtinën në pikë të ditës në “Besë të evropianëve”, sepse Serbia sot prapë është kthyer në një “firmë jo vetëm që prodhon armë, por është shitësi më i madh në Ballkan”. Ku ishin dhe ku janë partitë tona patriotike? Reagimi duhej të ishte nga kreu i shtetit në rend të parë. Por jo, ne kemi mençuri të konfrontohemi në mes veti, në vend që me kohë të organizoheshim me tërë trustin mendor  dhe të i themi stop faalës së trojeve ala Ahmet Zogolli. Kush po blen armë nga serbët dhe kush i ka modernizuar fabrikat e tyre e dijnë edhe sorrat e malit, por me qëllim heshtet. Askush nuk u kujtua që Serbisë t` ia ndalojë të aramtoset me armë strategjike në vitin  1999. Shumë perëndimorë nxitonin se kush në rrënojat e një shteti neofashist do të përfitojë më tepër. Bile na është thënë hapur se : “ Nuk mund t` i ndalim firmat private të investojnë në Serbi!!!?”.

 

Në vitet tetdhjetë ishta drejtor i Arkivit shtetror të Kosovës. Sa  herë që ndodhnin incidente në “dëm të serbëve” , Shtabi i Buba Morinës i lëshonte të gjithë zagarët për t` i ndjekë shqiptarët, sidomos rinë tonë, e cila kurrë nuk ka qenë shoviniste. Por, në Arkivë arrinin informatat me shkrim nga insititucionet kompetente se kush është shkaktari –autori i ekcesit në dëm të serbëve kolonizatorë. Në 99% të rasteve ishin serbët, ose shqiptarëzinjët e paguar, si agjentë të Sigurimit shtetëror të implikuar. Të shikohet në Arkivë vetëm rasti i “djegies së Konakut të Patrikanës”; të shikohet rasti “Martinoviq”; të shikohet  sa pra,  për advokatë dhe akuza janë thurur kundër popullit shqiptar duarë thatë. Më kujtohet dueli verbal me funksionarin më të lartë shqiptar deri më 1986, kur i thash tekstualisht se: “ Martinoviqi është vetlënduar, dokumenti ka ardhur në Arkiv. Ai dokument është i vulosur”. Ai ma kheu se :“Ju jeni kah qitni brnzin në zjarr”. Jo i thash Shoku NN…ky dokument nuk është i Bashksisë islame, por i organeve që i siellin dokumntet në Arkiv, ku mbetet e vërteta. E mori dhe  e lexoi. Nuk pati fuqi të qëndrojë edhe dy minuta, e la kafën gjysmë dhe shkoi në një fshat të Llapit, për t` i kritikuar “nacionalistët dhe iridentistët”  shqiptar që i kanë shkaktuar plagë Martinoviqit???!!!”. Ja ku i qonte  sëmundja për pushtet.

 

Nuk ka një muaj që kryepopi serb i ftoi  të gjithë serbët në xhihad, për të luftuar në Kosovë nga Nishi i dikurshëm shqiptar. Askush, në Bruksel, apo në OSBE nuk e komentoi këtë kërcnim që rrezikon “paqën në Ballkan”. Askush nuk doli këto ditë ta gjykojë drejtë dhe pa anshëm sulmin në Gorazhdevc, ku hijenët e Millosheviqit dhe Putinit ende  luftojnë që serbët e ndershëm dhe atdhetarë të jetojnë të frigë sepse atyre u konvenon për t` i arsyetuar kërcnimet. Incidenti në Gorzhdevc ka pasuar për ta arsyetuar kryepopin serb, kërcnimin e tij. Deri kur me këto eksperimente të dyfishta.

 

Ende, Serbia zyrtrare, madje edhe në OKB kur diskutohet për Kosovën, nuk e lëshonë nga goja vitin 2004. Ende janë kapital disa kisha të rrënuara nga individët e caktuar të cilëve u janë vrarë prindërtit, ose të afërmit, dhe ata naivisht orinetoheshin të “hakmirren”. Po kur i ra ndër mend ndonjë serbi politik e të kërkojë falje, të kërkojë pajtim në mes dy popujve. Po, çka bëri Evropa më 1913 për ta “blerë paqën në Ballkan”?. Eduard GREI me tërë gërrmazin theksonte se e: “Sakrifikuam Shqipërinë, për ta siguaruar paqën në Ballkan”. Po çla ngjau me fajin e serbëve . Ndodhi Lufta e Dytë Ballkanike (verë 1913 me Bullgarë), ndodhi lufta e tretë Ballkanike me shqiptarë (shtatror 1913), ndodhi atentati në Sarajevë dhe filloi Lufta e parë Botërore. Pse po i them këto. Po i them sepse, diplomacia evropiane ende po punon që Serbinë ta nxjerrë nga “humnera Ruse”, por ai çmim është shumë i lartë, sepse Serbia shtetrore dhe politike këtë qëndrim e ka “fabrikën” më prifitabile në Evropë, në të cilën pozicon e mbajnë popat dhe tri manastire, e që janë shqiptare nga thmemlet dhe dokumentet e kohës.

 

Deri kurë do të shikohet Serbia me këtë dioprti, nuk dihet, sepse Rusia gjithëmonë ishte dhe po mbetet një labaratorium që e ndersen botën arabe në operacione “xhihadiste’, dhe në prapavi e këndon këngën e Njakrasovit: “ Edhe e pasur edhe e varfur qenke ti koj mëmë Rusi”.  Ku të shitën armet, si të paguhen  punëtorët në fabrikat vrastare.?? Këtë këngë e kam mësuar si nxënës i gjimanzit më 1962 dhe prej atëherë mendoj se Adem Demaçi është hero i Evropës, por mjerisht për atë Evropë fakti se  është shqiptar, madje i i besimit islam, vërejtjet e tij nuk përfillen!!!. Koha e kryqzatave nuk ka ndryshuar, dërgimi i fëmijëve për ta çliruar Jerusalemnin ende dominon në disa qendra të shteteve të Evropës, madje që na shesin demokraci dhe kulturë bizare.

 

Vetëm kur Serbia do të detyrohet nga Brukseli dhe OKB (sipas Rrezolutës 1160 të 31 marsit 1998), t` i paguajë DEMET E LUFTES : Kosovës, Bosnjës, Kroacisë dhe Sllovenisë, atëherë të gjithë popat dhe politikanët serbë së bashku me popullin do të luftojnë me çdo mjet për ta prodhuar ndonjë “Vili Brant” që do t` i shpjente në rrugën e civilizimit evropian. Vetëm atëherë, kur oficerët serb të lirohen nga rrenat mesjetare “imperiale të dushanëve 1346-1355”, pra imperatori nëntë-vjeçare atëherë do të kuptojnë se ia vlen të jetohet në paqe me fqinjët. Serbia pra, duhet të lirohet nga “frankofonia” ala 1917-1918, por edhe me planin kriminal  nga qershori 1999, ku Veriun e Kosvës Franca e shndërroi në bombë me sahat, jo vetëm për Ballkanin. E thash këtë sepse një ditë ose policia ose Ushtria e Kosovës, do të marrin urdhër të hyjnë në veri. Çka do të ngjajë, askush nuk e din, sepse në kushte të tanishme i tërë arsenali i UDB-ës dhe KGB-es është aty.  Kjo trevë kosovare tani për tani, është një sinjal i embrionit të “LUFTES SE FTOFTE”, është nus produkt i asaj kohe, i asaj kohe të mureve që Bernad Kushneri i kishte shumë mirë të konceptuara si : Berlin dhe intervenin ala Çekosllovaki (1968), kur dominonte doktrina sovjetike e “sovranitetit të kufizuar”.

 

 

2.

Kush e prodhoi “Veriun e Kosovës” dhe çfare janë prognozat për zgjidhje?

 

Unë nuk kam iluzione se ky problem do të zgjidhet në mënyrë evolutive siç mendon BE tani për tani. Evropianët nuk e njohin mentalitetin serb. Nuk e njohin sepse pulsin politik të rreshtimit të Serbisë duan ta kthejnë nga bifurkacioni që shfrytëzohet nga Beogradi sot, në një rriedhë që nuk do të ndodhë as edhe për një dekadë me fajin e Kremlinit.

 

Dhe, a do të fillojë Lufta e Tretë Botërore për Veriun e Kosovës, po të pyetëshin rusët, kjo temë do të ishte në plamnin e parë në Strasburg dhe në OSBE. Serbët si entitet, këtë eksperiment nuk e duan por u imponohet dhe nuk ka shenja se do të largohen prej tij, deri sa labaratoriumi të pëlcas siç ka ngjarë në histori shumë herë me këtë popull ( më 1978, më 1912, më 1918, më 1945, më 1999). Serbia kurrë nuk  është dënuar por është shpërblyer sikurse në Dejton më 1995, kur e krijoi me krime të papara një Republikë në Bosnje, sikurse në Kumanovë kur u mjagullua fitorja e pastër si loti!!

 

Kur ishte Tafil Hoxha kryetar i Luftëtarëve Antifashistë të Kosovës, më ftoi të marrë pjesë në një debat federativ për historinë e Luftës Antifashiste. Aty, ishin të gjithë përfaqsuesit e Republikave me përjashtim të Sllovenisë dhe Maqedonisë. Si të brabartë ishim edhe përfaqsuesit e Kosovës. Kur e muar fjalën Ivan Stambolliqi, pas një orgjie serbe, boshnjake dhe malazeze, kundër Luftës antifashiste shqiptare, nuk mundi të përmbahet pa iu thënë: “ Disa forca sot do ta jepnin Trepçën dhe Borin, vetëm e vetëm që kthehet koha e Rankoviqit….”. Pas tij më erdhi radha mua të flas, sepse Tafili si patriot që ishte kisha frigë që do të konfrontohet keq. Mua më duhej të kisha fjalor shkencor. Ua thash këtë: “Shoku Ivan Stamboliq, ju e theksuat një fakt që është rrezik për vendin, por aksiomë për Ballkanin, por ai rrezik është edhe për tërë Evropën dhe më gjërë. Por, “Rankoviqistët” nuk do t` ua falnin  francezëve Borin dhe Trepçën por edhe Hidrocentralin në Gjerdap për të u kthyer prap në pushtet. Ata që po shpiejnë në këtë rreshtim druaj se do t` i humbin të tria (Trepçën, Borin dhe Gjerdapin). Dhe shkoi çështja si shkoi dhe Francezët më 1999 aspironin ta grabisin Trepçën nga shqiptarët e plagosur, Borin aspironin ta grabisin nga serbët e vdekur klinikisht, ndërsa Gjerdapin kishin ambice që ta blejnë së pakut për të investuar teknologji. Prandaj, lojërat që po luhën sot rreth veriut të Kosovës, janë aq të thella sa që kur të vetdijësohemi do të mbetet kohë e humbur dhe do të gjindemi para aktit të kryer, që është kryer qysh  në qershor 1999, kur oficerët francez u instaluan në Mitrovicë krejtë me qëllim që të kthehn në vendin e anglezëve që u pelqente themgjilli i Rrafshit Kosovës, e jo plumbi averziv i shkrepave të Shalës Bajgorës që flenë në ari, por dergjet si vendi më i varfur në Evropë. Pse?

 

Të paktën edhe nëse Serbia e pranon Kosovën; nëse Serbia bëhet antare e BE; nëse Serbia bëhet antare e NATOS, që nuk është larg mundësisë të bëhet; nëse serbët e kthjellojnë mendjen dhe nuk lakojnë mëtej kah “Mari Lepenizmi” i Ballkanit; nëse Beogradi ia deshiron të mirën dhe prosperitetin popullit të vet, atëherë Serbia do të shndërrohej në një Zvicër në miniaturë, të paktën në politikë.  Këtë aksiomë duhet t` ua thonë misionarët evroperendimorë, e jo në Prishtinë të flasin ndryshe e në Beograd në stilin bardh-zi, të përkdhelin, pale mos po cofë gomari. Jo, Kremlini gjithmonë tani për tani, të paktën për shekullin XXI do të mbetet “opozitë” e Perendimit. Dhe vepron kshtu sepse mbetet me tërë godinën shteëtrore në garë politike, ushtrake dhe ekonomike konkuruese në tregjet ku vendoset fati i botës.

 

Veriu i Kosovës i shërben Kremlinit si një labaratorium ku “yrrneku” i Krimesë veç është provuar dhe sporvuar me të gjitha mjejtet. Sipas një analize, llogaritet se rreth dymijë KGB-esitë veprojnë në atë zonë, jo që kanë ndonjë interes momnetal, por vetëm për ta mbajtur çështjen shqiptare (ballkanike) si kujdestare e krizave dhe për t` i ushqyer fabrikat e armatimit për të shitë armë në tregjet, që fare nuk kanë asnjë lidhje me Kosovën. Këtu pushojnë ëndrrat e Kremlinit, për t’ i ushtruar zhgëndrrat bie fjala në Lindje të afërme, në Afrikë e gjetiu. Kështu superfuqitë agresive i mbulojnë planet e veta imperialiste, duke u ushqyer me romantizëm popullor dhe shovinizëm religjioz. Shumë seriozisht duhet të studiohet vullkani politik i së djathtës ekstreme në tërë botën. Alarmi i shtypjës dhe pabarazisë, i urrejtës dhe shpalljeve të kundërshtarëve politikë për “kurban” fotelësh po shndërrohet në klithje moderne më ogurzezë se totalitarizmi komunisto-fashist. Botë e civilizuar, kthjellohu sa nuk është vonë për të gjithë. Po të pyetën popat serb, Lufta e Tretë Botërore do të fillojë që nesër, duke mos e ditur se nëse bëhet e kartërta, njerëzit do të luftojnë me shigjeta, siç ka thën Ajnashtajni.

 

Deri kur të vetëdijësohen popujt, nuk dihet. Sepse politika, lëshon shi edhe kur nxen dielli!! Prandaj, politikanë shqiptarë shumë larg keni shkuar në rrugën injorante, por kështu si veproni , rruga e bredhjeve do të jetë më e gjatë. Vonë do ta kuptoni se po lëvizni në rreth të thatë, sikurse paraardhësit tuaj, që shumë prej tyre dje ishin korba e sot janë konvertuar në shqipe. Ppr populli ka filluar të përshpëritë e të klithë: “ Nuk duron më,  e kryet duhet shtypë”.  E keni lëvizë Kosovën nga vendi më i prapambetur në Evropë. 80% e popullësisë vuan varfërinë. Janë mbushë rrugët me lypsarë. Shkoni vetëm në disa lagje e mësoni mjerimin e Migjenit në praktikë. Poezia e shkrimtarit të madh është para hundës sonë në pamjen tragjike.

 

Prishtinë

7. 12.  2015

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …