Punëtorët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës e kanë filluar grevën më 7 dhjetor. Ata janë duke kërkuar ngritjen e pagave për mjekët dhe punëtorët teknikë, përmirësimin e kushteve si dhe implementimin e plotë të Kontratës Kolektive Sektoriale. Kësaj greve pritet t’i bashkohen nga e mërkura edhe Klinika e Kirurgjisë, Ortopedisë, Urologjisë, Ophtalmologjisë, në përkrahje të kërkesave të tyre. Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, thotë se nga e mërkura do të hyjnë në grevë në nivel nacional. “I kemi njoftuar organet kompetente, Policinë, të gjithë se të mërkurën do të hyjmë në grevë të gjithë, në nivel nacional pa përjashtim” , ka thënë Syla.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …