leoni

Kryetari Thaçi ka paralajmëruar një konferencë për medie sot në orën 16:30, por pa e treguar arsyen e saj

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi kërkon nga Qeveria rritjen e pagave për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Kryetari i vendit Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme drekoi me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në deklaratën e tij për media pas kësaj dreke, Thaçi ka thënë se ka bërë kërkesë në Qeveri që të ketë rritje të pagave për të gjithë pjesëtarët e FSK-së. “Tash pasi themeluam ushtrinë të gjithë kemi një unanimitet të plotë të mbështetjes së ushtrisë së Kosovës, të zhvillimit të saj, të punës saj të mbarë, të realizimit të qëllimit dhe misionit të tyre, unë kam vendosur si president i Kosovës, si komandat suprem i Ushtrisë së Kosovës ti propozoj qeverisë së Kosovës rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së që njerëzit këtu, ushtarët, oficerët, nënoficerët që të kenë një jetë të dinjitetshme, një punë të dinjitetshme në punën dhe angazhimin e tyre. Shpresoj se Qeveria do ti përgjigjet pozitivisht thirrjes dhe kërkesës sime për rritjen e pagave në mënyrë solide dhe të pranueshme. Prandaj kam besim të plotë se të gjitha institucionet e vendit do të jemi të mobilizuar pa dallim edhe në këtë drejtim”, ka thënë ndër të tjera ai. Thaçi ka thënë se këtë drekë e kishte si obligim me ushtarët e FSK-së pas mbledhjes që u mbajt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork me kërkesë të Serbisë. Sipas tij edhe në këtë mbledhje u vërtetua botërisht përkrahja e miqve dhe aleatëve ndërkombëtar për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …