Përderisa Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për dialogun me Serbinë, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të mërkurën tëm bahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për këtë dialogun Kosovë-Serbi e cila do filloj prej orës 10:00. Këtë e ka konfirmuar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu. Kujtojmë se para tre ditësh deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kishin mbledhur nënshkrimet e nevojshme për një seancë të jashtëzakonshme. Këto dy parti opozitare kanë thirrur këtë seancë për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë. Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se ky dokument i propozuar nga Qeveria është shumë problematik dhe se sipas tyre, pas debatit do të propozohet një rezolutë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …