Me nga 1000 euro rrogë mujore, Qeveria Haradinaj po i mbështet disa nga familjet që pretendohet se kanë bërë emër. Pas akordimit 1000 euro rrogë nergut për të bashkëshorten e kryetarit të ndjerë të LDK-së, Ibrahim Rugova, Qeveria e Kosovës, pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka miratuar vendimin për njohjen e statutit të ‘Qytetarit me Merita të Veçanta’ për futbollistin e Kosovës, Fadil Vokrri, për kontributin dhe promovimin e sportit. Qeveria e Kosovës në bazë të propozimit të bërë, në baza mujore familjes së tij do t’i ndahen mjete financiare në vlerë prej një mije euro”, sqaroi ministri Gashi. Këtë pagë ekstra që Qeverisë më të pasur të vendit më të varfër të Evropës, nuk e ka gëzuar deri sot asnjë familje e heroit apo e dëshmorit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …