Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës paska thënë se nuk do të përfshihet në diskutimet e politikës ditore”?! Bukur fortë! Po, në cilat politika do të përfshihet Akademia jonë?
A e dinë akademiket tanë se ka politikë e politikë!
A mund të trajtohet si politikë ditore, politika e sotme që lë pasoja në jetën e brezave që ende nuk kanë lindur?
A mund të trajtohet nga Akademia e akademikët tanë sovraniteti i shtetit dhe humbja e trojeve tona shekullore politikë ditore?
A është politikë ditore nëse Akademia do të angazhohet për konsolidimin e shtetit të se drejtës?
Po hulumtimet shkencore a janë politikë ditore?
Po trajtimi i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim gjatë shekullit XX a është politikë ditore?
Po uzurpimi i arsimit nga të pa dijshmit a është politik ditore?
A nuk reflekton procesi i arsimit i sotshëm edhe për gjeneratat e ardhshme?
Po uzurpimi i shëndetësisë nga grupe mafioze a është politikë ditore?
Po derdhja e milionave për shërim jashtë vendit a është politikë ditore?
Dhe ma kryesorja:
Po zhvillimi ekonomik i cili reflekton në çdo familje të Kosovës a është politikë ditore? Po procesi i privatizimit i kriminalizuar i cili nuk ka hapur asnjë perspektivë për punësim a është politikë ditore? Po pasurimi i individëve me pasurinë kombëtare aq është politikë ditore? Po egzodi masiv i qytetarëve a është politikë ditore? Po krimi i organizuar politik e ekonomik dhe korrupsioni a janë politikë ditore? E mos funksionimi i Sistemit të Drejtësisë a është politikë ditore? A vërtetë nuk e dinë Akademiket tanë se në Demokraci problemet politike nuk zgjidhen me masa policore e represive?!
Çka në të vërtetë për ASHAK-un nuk është politikë ditore, do të isha më se i kënaqur, nëse do të merrja një përgjigje adekuate! Besoj që ka edhe të tjerë në Republikën tonë që presin një përgjigje adekuate nga ASHAK-u!