Sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të enjten në orën e parë të mësimit është paraparë të mbahet grevë në të dy ndërrimet. Greva do të mbahet për shkak të mos realizimit të kërkesave të sindikatës për ngritjen e koeficientit të mësimdhënësve në projektligjin për paga. Sindikata ka paralajmëruar për sot në ora 12:00 një konferencë për media ku pritet të bëhen të ditura detajet rreth grevës.
