Kryetari Jashari së bashku me bashkatdhetarin Ilir Sinani dhe reperin Gold AG, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me bashkatdhetarin Ilir Sinani dhe reperin Gold AG, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta. Në llogarinë e tij në facebook Kryetari Jashari, ka shkruar ” Ndjenjë e mirë të shpërndajmë dhurata në prag të festës, për fëmijët me nevoja të veçanta. Së bashku me bashkatdhetarin Ilir Sinani pronar i firmës “Sinani GMBH & CO. KG” në Gjermani dhe reperin e njohur Gold AG, kemi gëzuar me dhurata fëmijët me nevoja të veçanta në Skenderaj. Falënderojë bashkatdhetarin Ilir Sinani dhe Gold AG, që financuan dhuratat për këta fëmijë si dhe ndihmuan një familje me gjëra ushqimore në komunën e Skenderajt.”

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …