Martha Simms: Bashkimi Evropian buzë shthurjes e katandisjes

            Thirrja për më shumë pushtet politik në duart e Brukselit, është e rrënjosur në vetë strukturën e BE-së. Pikërisht këtu qëndron problemi: BE-ja u themelua mbi konceptin e paqartë dhe jopopullor të centralizimit dhe të ndarjes dhe  kufizimit të sovranitetit kombëtar. Në thelbin e BE-së, është ideja se rritja e centralizimit nxit unitetin dhe minimizon dallimet kombëtare. Pabarazitë e kulturës, gjuhës, dhe qeverive ndërmjet shteteve anëtare të BE-së, mund të tejkalohen nëse vetëm një burokraci e largët dhe e paanshme, e rregullon jetën në të gjithë kontinentin. Me kalimin e kohës, vijon ideja, evropianët do të bëhen gjithnjë e më shumë të ngjashëm, Brukseli do të qeverisë kontinentin, dhe ato qeveri të bezdisshme kombëtare, do të shndërrohen në relikte të një epoke të shkuar.

 

 

BE-ja nuk është ndier kurrë më keq sesa sot. Vetëm javën e kaluar, Danimarka refuzoi përmes një referendumi popullor, thellimin e lidhjeve me BE, partia anti-BE në Francë doli e para në zgjedhjet lokale, ndërsa Suedia, Gjermania, dhe Austria kanë rivendosur regjimin kufitar, duke i dhënë efektivisht fund sistemit Shengen për pjesën më të madhe të Evropës. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, reagimi i BE-së nuk ndryshon kurrë: Është gjithmonë për “më shumë Evropë”.

 

“Një qasje kombëtare nuk është e mjaftueshme. Ne kemi nevojë për më shumë Evropë”, tha Etien Shnajder, anëtar i Partisë Socialiste të Luksemburgut, në përgjigje të sulmeve terroriste të Parisit.

 

Dy javë më pare në Madrid, Partia Popullore Evropiane, fraksioni më i madh në Parlamentin Evropian, votoi një rezolutë ku pohonte se “integrimi është filozofia themelore e BE-së”. Këto dhe zëra të tjerë, i bëjnë jehonë Angela Merkelit, e cila ka marrë qëndrimin më të fortë në favor të sloganit,“më shumë Evrope”.

 

Teksa BE-ja po rritet gjithnjë e më pak, dhe është përherë e më pak e pranueshme për popullin e Evropës, këmbëngulja e “eurokratëve” për “më shumë Evropë”, fillon të tingëllojë e paarsyeshme. Më shumë se çfarë, mund të pyesë dikush. Kur burokratët e BE-së thonë “Evropa”, ata zakonisht nënkuptojnë institucionet e Bashkimit Evropian. Me fjalë të tjera, ata janë duke folur për zyrat e tyre.

 

Thirrja e tyre për “më shumë Evropë”, është një thirrje për më shumë pushtet ndaj vetë burokratëve: më shumë pushtet të centralizuar në duart e burokracisë së BE, dhe më pak në duart e shteteve sovrane. Por kush në fakt mund t’i fajësojë ata pse kanë këtë reagim? Koncepti i “më shumë Evropë”, është sanksionuar në kushtetutën që e udhëheq punën e tyre. Traktati mbi Bashkimin Evropian, i nënshkruar në vitin 1992, përshkruan “procesin e krijimit të një bashkimi, gjithnjë e më të ngushtë”.

 

Thirrja për më shumë pushtet politik në duart e Brukselit, është e rrënjosur në vetë strukturën e BE-së. Pikërisht këtu qëndron problemi: BE-ja u themelua mbi konceptin e paqartë dhe jopopullor të centralizimit dhe të ndarjes dhe  kufizimit të sovranitetit kombëtar. Në thelbin e BE-së, është ideja se rritja e centralizimit nxit unitetin dhe minimizon dallimet kombëtare. Pabarazitë e kulturës, gjuhës, dhe qeverive ndërmjet shteteve anëtare të BE-së, mund të tejkalohen nëse vetëm një burokraci e largët dhe e paanshme, e rregullon jetën në të gjithë kontinentin. Me kalimin e kohës, vijon ideja, evropianët do të bëhen gjithnjë e më shumë të ngjashëm, Brukseli do të qeverisë kontinentin, dhe ato qeveri të bezdisshme kombëtare, do të shndërrohen në relikte të një epoke të shkuar.

 

Edhe “Babai Themelues” i BE-së Zhan Mone, zbuloi shpresat e tij për rritjen e sovranitetit të përbashkët. Në vitin 1953, ai e cilësoi krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, si hapi i parë në “krijimin e institucioneve dhe promovimin e progresit material”, drejt qëllimit përfundimtar të një “ideali të përbashkët”.

 

“Ne s’mund të theksojmë kurrë mjaftueshëm, se 6 vendet e Komunitetit, janë pararendësit e një Evrope më të gjerë e të bashkuar”, tha ai më vonë.

 

Burokratët e BE-së e ushqejnë me entuziazëm këtë ide. Thënë thjesht, ata ndajnë një besim të përbashkët se shtetet-kombe të Evropës, kanë një tendencë drejt luftës dhe shkatërrimit, dhe se BE-ja është antidoti i duhur për to. Ata shpesh ia detyrojnë BE-së parandalimin e luftërave në Evropë – për shembull Angela Merkel iu referua këtij argumenti në një fjalim në Parlamentin Britanik vitin e kaluar. Ky pretendim nënkupton, se nëse BE-ja nuk do të ekzistonte në formën që është sot, lufta me shumë gjasa do të kishte shpërthyer; një supozim i bazuar tek e fundit mbi asnjë dëshmi, dhe pa lidhje me shumë faktorë që e kanë më pak të mundshme shpërthimin e një lufte të re që prej Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë zhvillimin e armëve bërthamore dhe pozicionin e fuqishëm që Shtetet e Bashkuara luajnë, si garantues ndërkombëtar i sigurisë.

 

Në vitin 2010, “Charlemagne”, një kolonë periodike e “The Economist” mbi çështjet evropiane, vinte theksin tek besimi ndaj të gjitha gjërave mbikombëtare dhe jo lakmisë për pushtet, si nxitësi kryesor i linjës për “më shumë Evropë”. Burokratët e BE-së, pretendohej në shkrim, janë një racë e ndryshme nga francezët, gjermanët apo anglezët. Ata e përkufizojnë veten si mbi kombëtarë, që flasin shumë gjuhë dhe ndoshta janë martuar me një të huaj. Ata i edukojnë fëmijët e tyre në shkolla speciale evropiane, të projektuara për familjet e nëpunësve civilë të BE-së. Ata nuk e fsheh mospëlqimin e tyre ndaj identitetit kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …