Hakif Bajrami: Adem Demaçi-hero i gjallë i shqiptarisë

“Ky popull,  nuk i ka humbur kurrë shpresat e veta, gjithnjë thotëse jam shqiptar, qoftë edhe në mes të zjarrit…”! Xhorxh  F. Wiliams

 

Shekulli XX shënoi histori shumë të  begatshme për kombin shqiptar. Më 1908 u themelua Alfabeti kombëtar, më 28 XI 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë; mbi gjysma e trojeve kombëtare mbeti e okupuar. Pjesa e kombit nën robëri, mbeti në shpresë dhe në luftë për bashkim. Në këtë luftë të drejtë që në forma të ndryshme nuk pushoi kurrë. Më 1945 për kundër luftës së drejtë, prapë mbi gjysma e trojeve kombëtare mbeti nën robërinë e të huajve. Por, në këtë kohë, viset që mbetën në robërinë sallve diktuan një fie shprese, se me asimim, populli do të rreshtohet andej kah fitohet çlirimi. Dhe filloi lufta për arsimim, emacipim dhe pjekuri nacionale dhe politike, nga abetarja, si thotë populli. Pas ndalimit të Flamurit Kombëtar, prap filloi epoka e robërisë së thellë, për të mbijetuar me shpresën e arsimimit.

 

Më 1958, si meteor në skenën politike shqiptare, nga shkolla e Hasan Prishtinës do të lajmërohet Adem Demaçi. Pa iu tremb syri, do të pranojë çdo akuzë para hetuesve, gjykatësve dhe atyre që e spiunonin. Në gjykatore, do të shprehë hapur se do të luftojmë çdo kend që provon për t` i shpërngul shqiptarët në Anadoll; do të luftojmë për shkollën kombëtare me çdo mjet; do të luftojmë për të drejtat tona që na takojnë si komb. Dhe, këtij orientimi do t` i kontribuojë edhe qëndrimi i Fadil Hoxhës gjithashtu më 1958 drejtuar kriminelëve që kishin ardhur enkas nga Begradi, për ta mbyllë Shkollën Normale në Prishtinë, po edhe shkollat tjera. Fadil Hoxha, në prezencën e arsimtarëve dhe Dushan Mugoshës që e drejtonte orkestrën e mbylljës së shkollave, do të shpërthej : “ Shkollat shqipe me çizme (me luftë-HB) i kemi fituar; shkollat shqipe me çizme do t` i mbrojmë”!. Adem Demaçi n` anën tjetër,  do të mbajë burg dinitoz, do të dalë nga burgu edhe më i vëndosur. Më 1963/64 , derisa babai i Kombit Ismail Qemali i lavdishëm në Vlorën heroike më 28 XI 1912, e ngriti një Flamur , Adem Demaçi me shokët e tij patriotë, i ngriti 100 Flamuj kombëtarë, dhe me këtë e dridhi tërë shtetin despotik të quajtur, Jugosllavi. Pas këtij akti famëlartë politik dhe kombëtar Lëvizja që i printe Adem Demaçi nuk do të ndalet kurrë për të ndertuar themelet e granitit për çlirimin e Kosovës, ndërtimin e saj shtet sovan dhe i pavaur. Adem Demaçi kishte shokë kryengritës dhe vizionar si: Ramdan  Shalën, Kadri Kusarin, Zeqir Gërvallën, Azem Beqirin, Ahmet Haxhiun, Fazli Graçevcin e shumë të tjerë.

 

Shumë ngjarje do të i paraprijnë çlirimit të Kosovës, por emri i Adem Demaçit në çdo pikënisje do të mebetet  lapidar lavdie, trimërie dhe moskthimi prapa. Me emrin e tij, më 1968 do të follojnë demontratat më të lavdishme historike, që ka bërë ndonjëherë rinia e Evropës. Si rezultat i asaj kthese historike, më 1970 shqiptarët do ta fitojnë Universitetin, faktor ky që do ta shpje Kosovën drejtë pavarësisë, e ku emri i Adem Demaçit, ishte në çdo zemër të studentëve prtriotë në të gjitha etapat. Po, më 1972 të gjithë shqiptarët patriotë do t` i gëzohen unësimit të gjuhës letrare. Norma e gjuhës letrare do të pranohet në të gjitha viset ku jetojnë dhe shkollohen shqiptarët. Kështu, shprehja :”Një gjuhë, një komb, një atdhe”, do të zë fill në luftën për bashkim ashtu si ëndrronin Rilindasit famëlartë. Ky vizon mund të i atribuohet Adem Demaçit, sespe me programin etij hapur doli më 1964 se: “ Nuk ka rëndësi a do të ndihmojë  Lindja apo Prendimi. Me rëndësi është se lufta jonë është e drejtë. Në luftën tonë të drejtë nuk shpenzojmë energji për asnjë ideologji, për pos për Shqipërinë”.  Ky orientim programor çliroi energji pozitive, dhe u krijua hapësira që Lufta paqësore të ndiqet deri aty ku dihet se është majft. Kjo çështje do të debatohet edhe në instancat më të larta bllokiste në botë. Por, atëherë kur okuoatori  të shterrë çdo mundësi, që paqësisht ta kuptojë plagën tonë, luftën tonë të drejtë, për liri dhe pavarësi, atë ditë do të orientohemi në luftë jopaqësore, do t` i rrokim armët, për ta fituar lirinë. Ky vizion nga viti 1964 do të realizohet në dekadën e findit të shekullit XX, si cilës Luftë të DREJTE, së cilës do t` i prijë me fuqinë e armës Adem JASHARI. Në këtë luftë, Adem Demaçi politikisht e drejton Adem Jasharin; I Pari e mëson të Dytin, ndërsa i Dyti ia rritë famën Mësuesit, kombit, tërë njerëzimit, me shembullin ekzemplar liri për tër’ Globin. Sot, para varrit të  Adem Jasharit, përkulet çdo njeri liridashës, nga e tërë Bota.

 

Kombi shqiptar në gjysmën e  dytë të shekullit XX i kishte tri universitete: Universitetin popullor i cili gjallëroi me urti deri më 1990, kur e ngriti deri në famë botërore Anton Çettën; univerziteti shkollor (1970) i cili më 1 tetor 1997 me rekatorin legjendar Ejup Statofcin, i doli makinerisë vrastare të okuoatorit përpra dhe shënoi Epokën e NEOLUDTES, gjithnjë me emrin e Adem Denaçit. Me këto data fillon Epoka e Adem Demaçit, ta shënojë  fillimin e Luftës jopaqësore. Filloi mbarimin e një soditje për gjetjen e rrugëve për çlirim. Kushtrimit të UÇK-së, do të i përgjigjen bijtë dhe bijat më të devotëshëm të kombit. Adem Demaçi më 1992 në Beograd me një profeci do t` i tregoi rinisë dhe popullit serb se jeni kah shkoni kah fashizmi vetvrasës me këtë orgji kërcnimesh dhe urrejtëjesh. Nuk e dëgjuan, por u doli se Adem Demaçin do ta kishin mik, krijues të paqës. Dhe mu për këtë qëndrim paqësor të Bacës, do të duhej me kohë të dekorohej me Çmimin NOBEL. Por, me që ky vigan i paqës dhe lirisë si shembull unikat n` Evropë, nuk dekorohet sepse është shqiptar!!!. Dhe nuk ishte e rastësihsme se gjatë viteve të thella të robërisë 1989-1999 edhe emeri i NENE TEREZES, do të shndërrohet në luftë simbol i humanizmit dhe ekzamplar lirie për çdo njeri liridashës, mbi të gjitha për çdo njeri që vuan skamjen dhe robërinë, smundjen dhe dhunën shtetërore. Emri i Adem Demaçit që u shpall “SAHAROV” i Evropës, do të gjindet në çdo notes diplomatiko- politik.  Me gjithë këtë, ky vigan liberator si do të thoshte Fan Noli, nuk bëri kurrë turr në kolltuqe, në frone pushteti, por ishte dhe mbeti zë i kombeve që  mendojnë, flasin dhe luftojnë për liri, rektor moral i çdo lufte për çlirim kombëtar.

 

Adem Demaçi i ka pri Ilegalës shqiptare, por me fakte mund të thuhet se kurrë nuk ka vepruar si ilegal.  Asnjë kërkesë nga shkolla e Hasan Prishtinë dhe Bajram Currt, Shtjefen Gjeçovit  dhe Hasan Mekulit nuk e ka fshefë kurrë. Më 1995, në qender të Prishtinë tha: “ Më 1981 Akademik Ali Hadri dhe Profesor Ukshin Hoti, ju kanë treguar se kah duhet të rreshtoheni. Kush ka mësuar prej atij rreshtimi, sot le të mbetet me mua, kush don ende t` i lakojë ato mësime le të shkojë në shtëpi, ose mos t` ia prish asnjë kërkesë Beogradit, Strasburgut apo Nju Jorkut. Ne jemi me drejtësinë, i kemi kërkesat tona legale dhe legjitime. Këtë ua kam thën parlamentarëve të Evropës, menjëherë pasi që kam dal nga burgu”. Ndërsa, bashkëpuntori më i ngushtë  i Adem Demaçit, i pavdekshmi, Ahmet Haxhiu, diku më 1996 kishte thënë: “ Ska ma teorema  politike; fillon Epoka e aksiomave të luftës së drejtë. Prina Adem, si gjithëherë”!.

 

Adem Demaçi  e ka arsimuar rininë me librin e tij famlartë për kohën: “Gjarpijtë e gjakut”. Ai libër është lexuar  dorë me dorë, si thotë populli. Pas leximit, çdo nxënës, student apo mësues dhe arsimtar ka ndyshuar mendim për okupatorin, është bërë ushtar  ose i arsimitit dinjitoz të brezave të rinjë, ose me shembullin presonal dhe grupor ka bërë burgje, sepse nuk mund të jetonte në “liri” pa mësuesin  emblematik. Adem Demaçi  në kulturën shqiptare është pasqyra e gjakut të popullit në robëri, që mendon, flet dhe vepron, për ta shporrë robërinë, është ngjyra e kuqe e Flamurit, është kryefjala e luftës së drejtë, është kallëzuesi i lirisë dhe  dinjitetit të njeriut në robëri  ( pa u pajtuar kurrë me te)dhe në liri, është Shqiponja mbretreshë e trojeve tona  den baba den.

 

Tash po e shënojë një shembull  enciklopedik të sielljeës së Adem Demaçit në burg. Dhunuesit e pushtetit do ta akuzojnë se po saboton në punën e detyrueshme. Dhe me që Demaçi nuk ishte saboter, do të fillojë grevën. Si çmim do ta merr izolimin, për 30 ditë, pastaj për 6 muaj, pastaj për një vit. Më nuk kishte dënim ma të egër me ligje. Në vetmi, në kthinat e burgut pa dritë, mushkojat do ta ia hanë supën veç ujë, pa ngjitur te goja. Kur e kalon vetminë, del në në rresht për të shkuar në punë, me një shendet të rrënuar. Dhe drejtori i burgut i afrohet:” Adem, në këtë gjnedje edhe ne nuk mund të lejojmë që të punosh”. Baca Adem Demaçi iu përgjigjet xhelatëve të pushtetit: “ Jo, kam vendosë të shkojë në punë, por jo kur doni ju, por kur dua unë. Me Ademin komandoj unë , jo ju”!. Adem Demaçin sa dihet sipas dokumenteve dy herë pushteti gjakatr serb, do të përpiqet që ta likuidojë. Së pari më 1965 kur e shpëton Asllan Fazliu, duke i treguar Esat Mekullit e ky Fadil Hoxhës, ndërsa ky i fundit Valladimir Bakariqit. Së dytë , Adem Demaçi shpëton pa u likuduar më 20 shkurt 1990, kur Kryetari i Kryesisë Jugsllavisë (B. Joviq) kërkon zyrtarisht tërheqjen e Demaçit nga Kriacia për në Serbi, për ta “paralizuar” sepse nga burgu po e drejton pajtimin e shqiptarëve me moton : “ Nuk është trim ai që e ngrehë gishtin e krimit, por është trim ai që e shtrinë dorën e pajtimit”. Në rastin e dytë (1990) Adem Demaçin e shpëtojnë Stipe Mesiqi dhe Franjo Tuxhman. Fiton drejtësia dhe rrreshtimi për të mbetë edhe mësiues i gjeneratës: Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës, Mehë Ukës, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Afrim Zhitisë, Agron Rrahmanit, Luan e Shkelzen Hardainit, Ilir Konushefcit, Fehmi e Xhevë Ladrofcit, Agim Ramadanit, Sali Çekut, Tahir Sinanit, Endrit Carës, Iliaz Kodrës e mijëra patriotë të tjerë të gjerdanit të UÇK-së.

 

Më 1995-1999 kur isha pranë tij si këshilltar, Adem Demaçin e kam njohur  në rrafshin polidimenzional politik dhe patriotik. Në diplomaci do të thoja se ishte personaliteti më i drejtëpërdrejtë. Nuk trembej nga autoriteti i askuj. Kurrë nuk ka treguar shenja të inferioritetit apo të pranimit të atij vendimi që i shkkaton dëme kombi tjetër, edhe pse ishte në luftë të hapur me te, që nga bankat e shkollës. Adem Demaçi më 1998 do ta hapë ZYREN POLITIKE te UÇK-së, në qendër të Prishtinës. Në fillim, në zyrën e tij të ngushtë, do të na tubojë dhe do të na drejtohet: “ Keni bërë punën që ju takon ta bëni. Por duhet t` ua them se kjo zyrë është vendi ku okupatori mund të na vrasë në çdo çast. Kush e do Kosovën më shumë se vetvetën, le të rri me mua. Kush e do jetën dhe poltikën parazite dhe lajkatare le të shkojë në shtëpi”. Shumë të pranishëm nga ajo ditë, nuk u panë ma kurrë në atë zyre! PO, po, Adem Demaçi do të kërcnohet nga vrastarët e Kasapit të Ballkanit në prill 1999. Atyre do  t` ua hapë gjoksin dhe do të u thotë: “Pucajte, shto çekate  ….”! ( Gjuani çka prisni…).  Jo, jo ai që ka vendosë të vdiste  për liri, ai i kishte në zemër amanetin e Hasan Prishtinës ,Bajram Currit dhe Fehmi Lladrofcit. Nuk trembej ndaj diplomatëve që kishin ardhur enkas për ta provokuar, se deri ku ishtrihen spirancat “anijes” tij çlrimtare. Dhe nëse politika shqiptare në  gjysmën e dytë të shekullin XX, është udhëheqë në trekëndshin: Tiranë-Prishtinë-Shkup-Tiranë, atëherë  Adem Demaçi është Pitagora i saj. Nëse një lojtari në sport si fuqi e kulturës i nevoitet: aftësi tektike, psiçike, fizike dhe intelektuale, atëherë Adem Demaçi është talent i lindur për lojtar të shekullit në fushën e fitimit të lirisë, barazisë, integritetit njerëzor  në tërë globin, pa dallim race, religjioni dhe kulture.

 

Adem Demaçi në shkrimet dhe bisedat e tij nuk mund të vrehet që e  do më shumë Kosovën se sa Shqipërinë Çamërinë,  Iliridën, por e do çdo pllambë të trojeve shqiptare njësoj, madje të ketë dashuri edhe për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë nepër botë, sepse është politikan, edhe diplomat edhe humanist filantrop, edhe njeri që urrejtjen dhe ksenofobin i ka luftuar nga bankat e shkollës, nga koridoret e burgjeve dhe nga bulevadret e qyeteve. E tërë diaspora po e luan rolin e Fan Nolit për bërjën e Shqipërisë dikur, tani për shtetin e Kosovës do të na thotë më 1998. Sa i takon qëndrimit të Adem Demaçit për politikën paqësore 1989-1999, kam pas lexuar Volterin si nxënës në kroatishte gjashtë muaj. Fjalia më e urtë, emëruesi i përbashkët i qëndrimit të Adem Demaçit ndaj politikës paqësore, gandiste, është ngjizë në një thënje gjeniale të Volterit: “ Nuk pajtohem me ato që i thoni dhe keni për t` i thënë, do ta mbroj deri në vdekje për të drejtën tuej për ta thënë atë që e mendoni”. Me këtë thënie Adem Demaçi ka vepruar me të gjithë politikanët shqiptarë, me të gjithë diplomatët e huaj, por mbi të gjitha e ka mbrojtë të drejtën e kombit të vet, për ta përdorë çdo mjetë të luftës për liri.

 

Ishte atmosferë e ngakuar për ta bindur Adem Demaçin që të shkojë në Konferencën ndërkombëtare të Rambujesë. Isha këshilltar i tij. Të fundit kemi pas mbetur: Gjenerali, Sulejman Ajeti, Prof dr Gjyltekin Shehu dhe Hakif Bajrami. I fundit kërkova të hyjë në zyre unë. Adem Demaçi ishte me tërë qenen për Konferencë ndërkombëtare në të gjitha takimet. Por, nuk ka pasë forcë, as argument , as premtim se Adem Demaçi t` i pranojë 10 pikat e panegiociueshme për Kosovën .  Sidomos pikë 1 ku thuhej se “Sovraniteti i Jugosllavisë mbi Kosovën, nuk diskutohet”; Se 2. “ Në Kosovë mbesin 11. 000 ushtarë jugosllavë…. etj”. Jo do të më thot prerazi, nuk nënshkruaj kapitullim ndaj kombit tim kurrë. Me këtë nënshkrim nuk largohet robëria por ajo grantohete”. Kështu e kishte kuptuar Kukun ( ministër i Londrë) në Shkup, pasi që i kishte lexuar 10 pikat e panegocciueshme. Adem Demaçi konceptin e dezertimit nga frontet e luftës e ka gjykuar ashpër. E ka gjykuar edhe misionin e Delegacionit special, të cilit i printe një femër e cila kërkonte: “Demobilizimin e UÇK-ës, në vlugun e luftës”. Për luftën e drejtë që bënte UÇK me njëmijë pengesa do të shpërthej aty kah fundi i shkurtit 1999 si një vizionar: “ Nuk ka ma teorema, ka vetëm aksioma, ja vdekje , ja liri”. Adem Demaçi, çështjen e finesave e ka konceptuar si një filozofi që nuk është guxuar të menagjohet me një bifurkacion, jo të rrjedhshëm. Këtë institucion në favor të Luftës së DREJTE e ka konsideruar se duhet drejtohet nga një qendër, pa e harruar interesin e popullit që duhet të jetojë për të mbijetuar. Adem Demaçi politikën paqësore e ka përfillë deri më 1 tetor 1997. Prandaj, kërkoi Epokë të re, të Neoluftës.

 

Shumë është spekuluar për zgjedhjen e Komandatit të UÇK-së deri  në “kohën e Rambujesë”, prej së cilës ka rriedhë Rezoluta 1244 e KS OKB-ës, që i rri Kosovës në qafë, si shpata. Rezolutës, pas fitimit pavarësisë nga politikanët servil i është ngjitë: Kushtetuta e Ahtisarit dhe  një bisht- “fusnota”, pastaj Asociacioni antikushtetues. Jo, Adem Demaçi fare nuk ka marrë pjesë në mbledhje ku është zgjedhë Komandanti i  ri i Shtabit Përgjithshëm. Komandantë, dilni shkruani, se përgojimet për Bacin nuk i duron ZOTI, nuk i përtypë ky komb i vuajtjeve të gjata në robëri. Pastërtia e Bacës në luftën e drejtë një gjysëm shekulli për pavarësi të Kosovës, vetëm ZOTI mund ta shpërblejë.  Nuk ka pranuar rastësisht, zonja Madlin Olbarjt të bisedojë me Demaçin e vendosur dhe të pathyer. Bisedimet Madlin Olbarjt me Adem Demaçin nga Lublana, i kanë përfolë me shumë shprehje poltikanët e tezgave, “gandistët” që nuk marrin erë çka është gandizmi dhe tregtarët e flamujve, që nuk janë histori edukative e Gjeniut të Kombit Adem Demaçit, duke përhap lloj –lloj fjalësh. Por, fillim  e mbarim Adem Demaçi dhe Zonja e Madhe Madlin Ollbrajt, do të falsin miqësisht: Për kauzën e çlirimit të Kosovës, me fuqinë e armës nga UÇK dhe NATO. Përmendorja e përbashkët e këtyre dy faktorëve, diku në qendër të Kosovës, do ta gëzonte BacëAdem Demaçin, sigurisht edhe Presidentin Bill Kinton dhe ekipin e tij famëlartë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …