Kryeministri Haradinaj, ka takuar mërgimtarët nga Komuna e Suharekës

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, në kuadër të festave të fundvitit kanë takuar mërgimtarët nga kjo Komunë, ku kanë përshëndetur dhe kanë uruar ata gjatë këtij takimi. Kryeministri i vendit me këtë rast ka fol për ngjarjet e fundit në vend, për vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës, karshi trysnisë që po i bëhet vendit për vendimet e marra së fundi: “Do të punojmë bashkë dhe po ju them se sot Kosova është më e fort se kurrë”, më pas Haradinaj, ka lavdëruar punën shumë të mire të kryetarit Muharremaj. Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka fol për punët që janë kryer në komunë gjatë mandatit të tij dhe për planet që ai ka për të ardhmen. Pas pjesës foljore edhe kryeministri i vendit edhe kryetari i Komunës, kanë uruar mërgimtarët për festat e fundvitit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …