Ka përfunduar takimi informues i Ekipit Negociator të ftuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli e që në këtë takim ishin të ftuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it, Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Delegacioni Shtetëror. Bashkëkryesuesi i ekipit negociator të Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj me të dal nga takimi u është drejtuar medieve, me ç’rast tha se ende nuk është krijuar platforma përfundimtare e ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë. Limaj, pas takimit me ambasadorët e shteteve të Quintit, ka deklaruar se ekipi negociator i Qeverisë së Kosovës ka njoftuar ambasadorët lidhur me veprimet e fundit të qeverisë para nisjes së fazës përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Njoftuam ambasadorët me të gjithë historinë që ka çuar deri në krijimin e delegacionit. Përkushtimin e delegacionit për të vazhduar përpjekjet për ndërtimin e një konsensusi sa më të gjerë. Gjithashtu treguam që po bëjmë veprimet e fundit për mbledhjen e të gjithë atyre materialeve për dialogun me Serbinë”, u shpreh Limaj. “Dalëngadalë të gjithë ato marrëveshjet e mira të ruhen dhe të krijohet një platformë e përbashkët”, është deklaruar ai. Limaj ka thënë se ekipi negociator i Kosovës pritet të vizitojë Brukselin “në dhjetë ditëshin e parë të janarit”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …