Kryetari i vendit, Hashim Thaçi tha se nesër do t’i nënshkruaj ligjet për Ushtrinë dhe se nesër do zyrtarizohet themelimi i ushtrisë së Kosovës. Thaçi e ritheksoi se Ushtria e Kosovës është e koordinuar me partnerët ndërkombëtar. Sipas tij kanë shkuar pesë vjet kot pa ushtri, pasi sipas tij ka pasë mundësi që brenda 2014-ës të themelohet. “Shpesh jam ndier shumë i vetmuar në angazhimet dhe përkushtimet e mija me ndërkombëtarët për me themelu ushtrinë, por është mirë që në fund i gjithë spektri politik ka votu”, tha Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …