Matthew Palmer, zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit pritet të jetë në krye të “misionit të paqes” ndërmjet Serbisë e Kosovës . Ai po ashtu pritet ta ketë njërin nga rolet kryesore në bisedimet e ardhshme ndërmjet dy palëve. Kështu ka shkruar sot gazeta e Beogradi “danas” duke u thirrur, siç thotë, në burime perëndimore. Ajo shton se ende nuk është caktuar negociatori kryesor i i SHBA-së në fazën vijuese të negociatave, e cila, siç thuhet, do të jetë përfundimtare kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, porse njërin nga rolet kryesore gjithsesi se do ta ketë Palmeri i pranishëm qe më shumë se dy dekada në Ballkanin Perëndimor. Kjo gazetë përkujton edhe deklaratën e e tij, kur në Beograd kishte thënë se lidhur me Kosovën nuk ka “çek blanko dhe as vija të kuqe” dhe se marrëveshja e Serbisë me Kosovën duhet të arrihet sa më shpejt.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …