Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur lidhur me punën e Gjykatës Speciale. Ai ka porositur tha se të gjithë ata që ftohen nga kjo Gjykatë do duhej t’i përgjigjeshin thirrjeve. Edhe pse Thaçi nuk u përgjigj në pyetjen se a ndihet i rrezikuar nga kjo gjykatë, ai theksoi se politika nuk duhet të ndikoj në sistemin e drejtësisë. “Sa i përket sistemit të drejtësisë politika nuk duhet të humb kohë në këtë drejtim, nuk duhet të japim opinione për këtë gjë. Kuvendi e ka marrë vendimin e vet për këtë Gjykatë dhe unë e mbështes këtë gjë. Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, ka thënë mes tjerash Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …