Disa medie me jugo-prejardhje, të entuziazmuara me fillimin e shpërndarjes së thirrjeve për ish luftëtarët e UÇK-së, nga Gjykata Speciale, duke u mbështetur në burimet e tyre në shërbimet sekrete të Serbisë, kanë raportuar se ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili ndodhet në vuajtje të burgut në Kosovë, ka pranuar ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale, në Hagë. Avokati i gjeneral, Sylejman Selimit, Tomë Gashi i ka mohuar pretendimet e një jugo-mediumi ku shkruan se ish-komandanti i UÇK-së gjatë luftës, Sylejman Selimi ka marrë ftesë për t i paraqitur në gjykatën Speciale kundër UÇK-së. Në cilësinë e Avokatit të Gjeneral Sylejman Selimit, nuk jemi në dijeni se gjoja ai është ftuar në Hagë për tu intervistuar për krime të luftës. Një njoftim të tillë nuk e ka marrë as familja e tij. Ne nuk kemi pranuar një ftesë zyrtare dhe nuk dimë se nga kush e kanë ”siguruar” ata këtë ftesë për në Hagë”, ka shkruar avokati Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …