Krasniqi: Taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogu

Krasniqi: LDK-ja dhe kryetari i sajë le t’i bashkohen ekipit për vazhdimin e dialogut me Serbinë pa kushtëzim

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka theksuar se është për t’i kuptuar disi reagimet e kushtëzimet që zyrtarët më të lartë serbë në Beograd, të cilët vazhdimin e dialogut e lidhin me taksën 100%, por si t’i kuptojmë përfaqësuesit e një partie politike ”shtet-formuese” (LDK-së) dhe kryetarit të vendit që janë në një vijë politike me Vuçiqin e Bernabiqin?!

“PSE TAKSA 100% KA KUNDËRSHTARË NË KOSOVË? Është për t’i kuptuar disi reagimet e kushtëzimet që zyrtarët më të lartë serbë në Beograd të cilët vazhdimin e dialogut e lidhin me taksën 100%, por si t’i kuptojmë përfaqësuesit e një partie politike ”shtet-formuese” (LDK-së) dhe kryetarit të vendit që janë në një vijë politike me Vuçiqin e Bernabiqin?! Të cilët e kushtëzojnë vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës 100%? Sikur të njëjtit të kishin reaguar ndaj cilitdo veprim të Serbisë kundër Kosovës, gjatë kohës sa janë zhvilluar bisedimet politike të Brukselit, t’i kishin kushtëzuar bisedimet me aktivitetet e shumta armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës e të kishin pasur ndonjë sukses në atë drejtim, do të përpiqeshim që t’i kuptojmë edhe sot?! Por, këta “racionalistë” të politikës sonë, diçka të ngjashëm nuk e kanë kërkuar as edhe një herë deri më tani. Nëse deri sot asnjë veprim armiqësor të Serbisë, e të cilat veprime kanë qenë të shumta, askush as në Kosovë e as në BE, nuk i kushtëzuan ato veprime me vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë! Pse tani kur Kosova ka vendosur taksën 100% dhe më të drejtë, tani vazhdimi i dialogut kushtëzohet me heqjen e taksës? Këta njerëz duhet t’i kujtojnë: Kërcënimet që kanë ardhur dhe vijnë nga Serbia, ndërhyrjet e Serbisë në ndërtimet në Lagjen e Diellit, Ndërtimin e murit ndarës, trenin nacionalist, tërheqjen e njohjeve, mos pranimin e Kosovës në UNESK-o e së fundi në Interpol, kërcënimet ndaj pjesëtarëve të pakicës serbe për tërheqje nga FSK-ja etj ., etj. Ku ishin atëherë? Pse të njëjtit heshtnin? LDK-ja dhe kryetari i zgjedhur nga ajo, le t’i bashkohen ekipit për vazhdimin e dialogut me Serbinë pa kushtëzim, le ta arrijnë marrëveshjen e normalizimit të premtuar që pesë vite dhe pastaj taksa 100% nuk do të ketë asnjë arsyeje që të ekzistoj më. Ajo zhbëhet vetvetiu! Pra e rëndësishme është që së pari të vazhdoj dialogu në Bruksel, të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë e pastaj gjerat marrin rrjedhën e duhur!”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …