Kryeministri Ramush Haradinaj, me të përfunduar mbledhjen e Qeverisë, u është drejtuar mediave, duke folur rreth zhvillimeve të fundit në vend si dhe vendimeve të Qeverisë. Por gjatë prononcimit Haradinaj nuk la pa përmendur edhe mundësinë që në Bruksel të flitet për korrigjim të kufijve. Ai ka thënë se Kosova është bashkë shpirtërisht me shqiptarët e Kosovës Lindore, por korrigjimi i kufijve është temë krejt tjetër. “Jemi me ushtri që do ta mbrojë territorin. Me preshevarët jemi shpirtërisht të bashkuar, mirëpo lëvizja e kufijve është temë tjetër. Unë jam i mandatuar ta mbrojë këtë Kosovë. Ky është mandati im dhe i të gjithëve”, deklaroi kryeministri.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …