Hapet panairi tre ditor i Produkteve Vendore, “100% Rahovec”

Në qytetin e Rahovecit, është hapur panairi tre ditor i Produkteve Vendore, me moton “100% Rahovec”, në këtë panair do të ekspozohen dhe promovohen vetëm produkte vendore. Në ceremoninë e hapjes së panairit i pranishëm ishte kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, përfaqësues të podrumeve dhe qytetarë. Me këtë rast, kryetari Smajl Latifi, është shprehur se verë e ngrohtë, demonstrim i pjekjes së rakisë, turshi e specialitete të shumta vendore nga Rahoveci, çaj e kafe, bashkë me muzikë, do na shoqërojnë për tri ditë në Rahovec. “Atmosferë e ngrohtë e festive ju pret në një panair që për herë të parë organizohet si i tillë në komunën tonë e që ka për synim të gjallërojë qytetin në këto ditë feste dhe të presim edhe vizitorë nga qytetet tjera. Synoj po ashtu që ky panair të bëhet tradicional dhe që të vazhdojmë të stimulojmë prodhuesit vendor edhe në vitet e ardhshme në forma të tilla”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi. Panairi është në ambient të hapur përkatësisht në rrugën “Xhevat Kasapi” ne qytetin e Rahovecit. Panairi do të mbetet i hapur për të gjithë vizitorët nga 28 deri me 30 Dhjetor 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …