Kuvendi i Komunës së Ferizajt në vitin 2018 ka aprovuar 109 vendime

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka mbajtur konferencën e fundit për këtë vit. Ajo në këtë konferencë ka paraqitur të arriturat, por edhe sfidat me të cilat është përballur gjatë këtij viti. Kryesuesja Gashi- Bytyçi, është shprehur se ka kultivuar marrëdhënie të mira me qytetarët, shoqërinë civile, përfaqësuesit e partive politike KFOR-in amerikan, ndërsa ka shtuar që së bashku me Kryetarin e Komunës së Ferizajt  Agim Aliu, kanë rritur edhe nivelin e transparencës për të kthyer besueshmërinë e organit më të lartë legjislativ, Kuvendit të Komunës. U bë e ditur se Kuvendi i Komunës me qëllim të shqyrtimit të hollësishëm të politikave, dokumenteve strategjike, vendimeve dhe rregulloreve të komunës ka themeluar komitete të posaçme të cilat e ndihmojnë atë në përmbushjen e obligimeve dhe detyrimeve ligjore për ushtrimin e të gjitha kompetencave. Në kuadër të Kuvendit të Komunës kemi themeluar 2 komitete obligative, 5 komitete joobligative dhe 5 komisione funksionale. Po ashtu Kuvendi i Komunës së Ferizajt për herë të parë ka filluar së zbatuari dispozitat ligjore të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale sa i përket planifikimit të punës së Kuvendit, duke miratuar planin e punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2018, konsideroj që kemi arritur ta përmbushim me sukses mbi 90% të planit. Kuvendi i Komunës gjatë këtij viti 2018 ka mbajtur 11 seanca të rregullta dhe 1 seance solemne, ndërkaq janë  aprovuar 109 vendime që kanë qenë të propozuara nga drejtoritë përkatëse. Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, është shprehur se janë miratua dhe ndryshuar edhe 5 rregullore si dhe ka aprovuar 2 strategji dhe plane të veprimit dhe statutin e teatrit të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …