Tri vepra të reja nga Kolegji BIZNESI

Në Biblotekën Kombëtare “Pjeter Bogdani”, Kolegji Biznesi ka promovuar tri vepra shkencore të Profesoreve të këtij Kolegji. Promovimin e përshendeti në emër të kryeministrit Ramush Hajradinaj, këshilltari i tij, Jahja Lluka.

Veprat e promovuara trajtojnë qështje nga fusha e dijes shkencore të programeve që janë të licensuara dhe akredituara në këtë institucion të arsimit të lartë.

Dekani i Kolegjit Biznesi, Prof.Dr Shyqeri Kabashi duke hapur këtë përurim të tri veprave Universitare dhe shkencore, botime të Kolegjit Biznesi, ndër të tjera tha se Kolegji Biznesi u ka dalë në ndihmë të gjithë profesorëve të angazhuar në procesin mësimor universitar, duke ju botuar veprat e tyre univeristare jo vetem për nevojat e studentëve, por edhe për mbarë opinionin shkencor. Në  vazhdim ai tha se deri më tani Kolegji Biznesi ka botuar 68 tituj të veprave shkencore në radhë të parë për nevojat e studentëve të këtij Kolegji, pastaj edhe për nevojat e mendimit shkencor që zhvillohet në Kosovë.

Gjeneral Kudusi Lame dhe Magjistër Sherif  Sejdiu kanë botuar veprën “Kërkim-shpëtimi në situata emergjente”. Për këtë vepër gjatë përurimit foli njëri nga recenzentët Dr. Xhevat Berisha, i cili shqyrtoi vlerën e pamohushme si për studentët e Kolegjit Biznesi, po ashtu edhe për organet e shtetit të Kosovës, të cilat do te duhej të ishin të interesuara për të shfrytëzuar dijet në këtë fushë në shërbim të mbrojtjes kunder fatkeqesive të ndryshme. Po ashtu ai shpalosi edhe rëndësinë0 e madhe të kësaj dhe veprave të tjera të kësaj natyre që kanë për qëllim aftësimin e kuadrove dhe specialistëve në fushën e emergjencave.

Vepra e Prof.Dr Musa Limanit “Ekonomia e Kosovës” nëpër preiudha historike trajton qështje të zhvillimit të ekonomisë të Kosoves nëpër periudha kohore duke filluar nga Perandoria Osmane e deri në ditët e sotme. Duke trajtuar materjet e kësaj vepre, rezencenti, Dr. Hakif Bajrami tha ndër të tjera se vepra e Musa Limanit është një ndihmes e madhe shkencore per studimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës nëpër periudha të ndryshme historike. Po ashtu ai theksoi se pa ekonomi të zhvilluar nuk mund të flitet as për lirinë e plotë të një shteti, prandaj veprat e këtilla mësojnë si të bëhet pavarësimi i zhvillimit ekonomik të një vendi, kurse instuticionet përgjegjese për zbatimin e këtyre njohurive shkencore, do të ishin të ndërgjegjshme se si një vend vepron për ta arritur zhvillimin ekonomik.

Vepra e tretë që u promovua “ Sistemi fiskal dhe buxheti i shtetit” te autorëve Dr. Agim Berisha dhe Magjistër Burim Morina, trajton njërën prej çështjeve shumë të rëndesishme të krijimit të buxhetit të shtetit andaj edhe të ruajtjes të sistemit fiskal.

Recenzenti, Prof. Dr. Musa Limani foli për strukturën e ndërtimin të kësaj vepre, për vlerën dhe rëndësin e saj në planin e afrimit të njohurive për sistemin fiskal dhe mënyren e krijimit të buxhetiti të shtetit.

Duke marr edhe një herë fjalën, Dekani i Kolegjit Biznesi, Prof. Dr Shyqeri Kabashi, i bëri thirrje qeverisë që të gjejë rrugë dhe mundësi për të shfrytëzuar dijen e profesorëve  dhe shkenctarëve të Kolegjit Biznesi në fushën e emergjencave, në mënyrë që të shpëtohet vendi, sa nuk kemi pasur pasoja shumë të rënda për të ardhmen e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …