Ambasadori Kosnett thotë se viti 2019, do të jetë vit kur pritet që të ndodh marrëveshja finale Kosovë-Serbi

Ambasadori Kosnett thotë se viti 2019, do të jetë vit kur pritet që të ndodh marrëveshja finale Kosovë-Serbi

Philip Kosnett, ka thënë se viti 2019, do të jetë vit kur pritet që të ndodh marrëveshja finale Kosovë-Serbi. Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se viti 2019, do të jetë vit kur pritet që të ndodh marrëveshja finale Kosovë-Serbi. “Unë mendoj se viti 2019 duhet të jetë viti i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.Nëse marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës nuk përmirësohet, do të bëhet edhe më keq. Nuk ekziston mundësi e vërtetë për ta mbajtur status-quon”, ka thënë ambasadori amerikan për Kosevv. Ai thekson se vendi i tij dëshiron të shohë një “marrëveshje kreative dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve”. Sipas tij kjo marrëveshje duhet të marrë parasysh edhe shqetësimet dhe sigurinë e serbëve në Kosovë dhe e cila nuk mund të shpërfillet. Ditë më parë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte dërguar dy letra në adresë të Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit përmes të cilave kishte shprehur interesim për përfshirje të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi. E njeriu që po përfolet se do të jetë ndërmjetësues është zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Mathew Palmer. Palmer ka një përvojë të gjatë në Ballkanin Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …