Kryetari Muharremaj: “Të gjitha fshatrat do të bëhen me ndriçim publik”

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pak ditë para ndërrimit të vitit, ka mbajtur një  konferencë për media, ku ka shpalos punët që ka kryer Komuna gjatë tërë vitit nën drejtimin e tij.  Ai fillimisht ka fol për investimet që ka bërë dhe për grandet e donacionet që ka arritur ti sigurojë: “Ndonëse buxheti ka qenë sfidë e imja, pasi deri në muajin prill nuk kemi pasur buxhet, kemi arritur që brenda kësaj kohe të sigurojmë  grande në vlerë prej 9,849,550 euro dhe donacione në vlerë prej 564,070 euro”. Më pastaj kryetari ka fol edhe për të gjitha premtimet që ka dhënë dhe të cilat edhe i ka realizuar:  “Se si është punuar tregon e dhëna se nga opozita kam pasur vetëm tri kritika dhe atë shumë të arsyeshme, paramendoni e tërë kjo punë me vetëm tri kritika”, ka thënë kryetari Muharremaj. Gjatë kësaj Konference kryetari ka premtuar se gjatë mandatit katër vjeçar do të bëhen të gjitha fshatrat e Komunës së Suharekës me ndriçim publik. Pasi ka fol për punën e bërë më pas ka shtuar se “Ju jeni ata që do të përcillni  punën time dhe ju lus që mos të hezitoni aspak për të reaguar kur diçka nuk shkon mirë, do të jeni miqtë e mi më të mirë nëse veproni kështu”. Ai në përfundim të Konferencës ka uruar mediat për punën e tyre dhe ka falënderuar të gjithë drejtorët komunal dhe anëtarët e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …