Fehmi Rama: UÇK-ja ishte ushtri heroike dhe misioni i saj ishte çlirimi i vendit


 UÇK-ja ishte ushtri heroike, misioni i saj ishte çlirimi i vendit,  i cili përfundoi në Qershorin e vitit 1999. Kauza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves ishte e drejtë, kjo ushtri bëri luftë të pastër. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ushtria e cila e krijoi lavdinë e saj më sakrifica sublime, për lirinë e Kosovës e dhanë jetën shumë pjesëtarë  të kësaj ushtrie, pa dallim moshe gjinie a profesioni. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte ushtri më organizim politiko-ushtarak. Ajo u formua nga populli dhe misioni i sajë ishte çlirimi i vendit. Ardhja në skenë e kësaj force politiko-ushtarake solli një profilizim të ri të skenës politike. Veprimet e kësaj force patën ndikim të mënjehershëm dhe të madh në proceset të cilat po kalonte vendi. Epoka e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet epoka më e ndritur e krenarisë sonë kombëtare,pas rënjës së komandantit legjendar kjo ushtri u masovizua dhe u fuqizua.


 


   UÇK-ja shumë shpejtë arriti nga njësitët e vogla guerile të formonte formacione të rregullta ushtarake,kurse në pjesën e dytë të vitit 1998 dhe 1999 u formuan njësitë speciale,si ato diversant-vëzhguese,njësi të zbulimit,njësi speciale për luftim në kushte të veçanta etj. Në këtë kohë ishin çliruar zona të gjëra të Kosovës qendrore dhe perëndimore. Struktura e  UÇK-së përbëhej nga: Shtabi i Përgjithshëm dhe Zonat Operative si ajo e Drenicës, e Pashtrikut, Dukagjinit, Shalës, Llapit, Nerodimes dhe Karadakut.


 


UÇK vepronte karshi rrethanave dhe territoreve, në ato territore ku ishin bazat e UÇK-së sikur ishte Kosova qendrore ku përgatiste dhe zhvillonte lufte frontale, në pjesë tjera zhvillonte luftë kryesisht guerile. UÇK u shmangte luftës frontale në zonat fushore dhe në qytetet e mëdha ku do mund të kishte dëmtim të madh të popullsisë. Në zonat kufitare kah kalonin linjat e e furnizimit si për shembull në trevën e Hasit dhe një pjesë e Rekës dhe Vokshit, njësitet e UÇK-se, nuk zhvillonin hapur as luftën guerile më qëllim të mos zbulimit të linjave te furnizimit.


 


Njësitet e UÇK-së të armatosura lehtë kishin aftësi të lëvizjes, përqendrimit, depërtimit dhe zbërthimit te shpejte, këto aftësi krijonin pengesa armikut gjate përpjekjeve të tyre për të bllokuar apo rrethuar njësitet tona. Këto njësite ishin të kalitura për të ndryshuar taktika varësisht rrethanave në të cilat gjendeshin. Kur kishte përqendrim të armikut i cili ishte shumë herë më i madh në numër të ushtarëve dhe të mjeteve, si rasti më Brigaden “114 Fehmi Lladrovci”, në shtator të vitit 1998, për të cilën grumbulluan 200 tanke dhe mjete të tjera më 27 000 trupa,që kishin qëllim rrethimin, asgjësimit apo zënien gjallë të luftëtarëve të  UÇK-së, këta të fundit pas rezistencës frontale përdoren taktiken shpërndarjes nëpër grupe të vogla, kjo taktikë e përdorur ruajti kohezionin e luftës në këtë rajon. Kjo taktik e përdorur më urdhër nga lartë shkaktoi dështimin e operacioneve luftuese serbe që për qëllim kishin shkatërrimin e njësive çlirimtare që vepronin në at trevë, edhe pse ofensiva e forcave serbe ishte përgatit në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës së Serbisë.


 


 Suksesi i UÇK-së, mbajtja e kohezionit të luftimeve


 


Për t’ i bërë ballë forcave serbe Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë frontale dhe guerile të pandërprerë, zonat të cilat ishin më strategjike dhe në të cilat intensiteti i luftimeve ishte në rënie e sipër SHP i UÇK-së dërgonte përforcime. Raste të tilla kemi dërgimin e 200 luftëtarëve në Zonën Operative të Dukagjinit, po ashtu kemi rastin e Rahovecit, të Bardhit të Madh (Bellaqevci),etj. Luftimet e pa ndërprera të UÇK-së nën udhëheqjen e SHP dhe Drejtorisë  Politike arritën qëllimin strategjik, krijimin e kushteve për involvimin dhe ndërhyrjen e NATO-së. Në rrethana të reja luftuese forcat serbe u dobësuan dhe u krijuan kushte për kapitullimin e tyre, pas 78 dite bombardimesh të NATO-së nga ajri dhe luftës së UÇK-së nga toka, forcat serbe pranuan largimin nga Kosova madje duke pranuar dhe një zone neutral Brenda kufirit të tyre.


 


 Kryesisht gjatë operacioneve luftarake serbe ka qenë i angazhuar dhe tani, gjenerali serb, Ljubisha Dikoviq në cilësinë e komandantit të Brigadës 137 të motorizuar të AJ dhe zona e përgjegjësisë së tij e ka përfshirë Drenicën, sipas një raporti të tij më dt. 21 prill që ja kishte dërguar Komandës së Korpusit të Prishtinës, batalioni i 3 i motorizuar i Brigadës 37 të motorizuar është gjendur në zonën e Qirezit, ku kishte qenë komanda e Brigadës 114 të UÇK-së.


 


Divkoviq ishte emëruar shef i shtabit të Brigadës 37 të motorizuar në vitin 1998, komandant  i saj me 3 nëntor të atij viti ndërsa në mars të 1999 bëhet kolonel. Në emër të Brigadës  37 të motorizuar ka marrë dekoratën e Heroit te Popullit me 16.06.1999 me vendim te presidentit të RSFJ-se Sllobodan Millosheviq.


Gradën e gjeneral majorit te Ushtrisë së Serbisë e ka marrë në vitin 2005, gradën e gjeneral kolonelit ne vitin 2009. Ndërsa më 12.12.2011, kryetari i Republikës se Serbisë ka emëruar gjeneral-nënkolonelin Ljubisha Dikoviq si krye shef te Shtabit te Përgjithshëm të Armatës së  Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …