Kryetari Muharremaj ka organizuar koktej për familjet e dëshmorëve

Në ambientet e Restorant “Rozafa”, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, për nderë të festave të fundvitit, ka ftuar familjarët e dëshmorëve në një koktej rasti. Kryetari Muharremaj, të pranishmëve ju ka uruar festën e vitit të ri si dhe është interesuar për gjendjen e tyre shëndetësore, ekonomike dhe sociale. “Sikur mos të ishin fëmijët tuaj, bashkëshortët, vëllezërit që ranë për lirinë  e vendit, as unë nuk do të isha kryetar i Komunës, e as Kosova nuk do ta kishte ushtrinë e saj. Unë do të jem 24 orë në shërbimin tuaj, do të shqyrtojë çdo kërkesë tuajën dhe do të jem pjesë e juaja, ashtu siç isha pjesë e luftës së UÇK-së dhe bashkëluftëtarë me djemtë, vëllezërit dhe bashkëshortët tuaj”, ka thënë kryetari Muharremaj. Si shenjë respekti kryetari ka dhuruar nga një dhuratë të cilat i ka siguruar një kompani private.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …