Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka reaguar kolegut nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu, pasi ky i fundit ka thënë më herët se sulme ndaj Vetëvendosjes po e bëjnë ish-bashkëpartiakët, Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj. “Sulm masiv mbi Lëvizjen. Sa po munden nga të gjitha anët godasin, Hashimët, Kadritë, Shpendët, Batonët e Molliqët. Herë përmes portaleve e herë drejtpërdrejtë”, ka shkruar Aliu në reagimin e tij. Por i mënjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai thotë se viktimizimi nuk u ndihmon. “Stuhia nuk ka karakter apo natyrë qëllimore për të dëmtuar anijet dhe njerëzit! Kur kapiteni i anijes bën gabime në manovrim dhe e futë anijen dhe stafin e tij në një stuhi që e kërcënon të ardhmen e tyre, atëherë nuk është stuhia përgjegjëse por kapiteni. E keni futur veten në stuhi me qëndrime pa përmbajtje, të pa logjikshme e të panevojshme, tani duhet të përballeni me kritika përmbajtësore nga ana e PSD-së. Të viktimzoheni siç po e bën Liburni nuk ju ndihmon, siç nuk i ndihmojnë stafit të anijes lutjet ndaj Poseidonit”, ka shkruar Mulliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …