Polici i vrarë ditë më parë në Burim, Izet Demaj, do të prehet në varrezat e dëshmorëve, në Koshare

Polici i vrarë ditë më parë në Burim, Izet Demaj, do të prehet në varrezat e dëshmorëve, në Koshare

Para arkivolit të Izet Demajt, i vrarë ditë më parë nga një plaçkitës në Burim, të parët kanë bërë homazhe familjarët e  tij. Më pas bashkëluftëtarë e Izet Demajt nga Brigada 138 “Adem Ramadani”, ku kishte luftuar në radhët e UÇK-së, pastaj  kolegë policë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, e shumë qytetarë. Deri tani është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit Ramush Haradinaj. Sipas agjendës, varrimi i Demajt do të bëhet në orën 14 e 30. Nën përcjelljen e Gardës Ceremoniale të Policisë së Kosovës, arkivoli me trupin e policit të vrarë, Izet Demaj, është nisur për në varrezat e dëshmorëve, në Koshare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …