Albin Kurti

Albin Kurti: Jasharët e Prekazit i kanë paraprirë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në 27-vjetorin e sulmit të parë të forcave të armikut kundër familjes Jashari, në Prekaz, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar këtë moment, kur forcat serbe i kishin shkuar familjes Jashari për t’i arrestuar e për t’ia marrë armët, ata s’e kishin pritur një rezistencë nga familja. Kurti, ka thënë se “në vitin 1991, si rezultat i vëzhgimeve dhe ndjekjeve që bënte UDB-ja kundër disa grupeve nga Kosova që kishin kryer stërvitjet ushtarake në Shqipëri, kishin filluar të bëheshin shumë arrestime dhe ishin zënë shumë armë të sjella në Kosovë nga këto grupe. Adem e Hamëz Jashari ishin në dijeni të këtyre arrestimeve e burgosjeve që po i bënte armiku në anë të ndryshme të Kosovës”.

Postimi i plotë:

“Në vitin 1991, si rezultat i survejimeve dhe ndjekjeve që bënte UDB-ja kundër disa grupeve nga Kosova që kishin kryer stërvitjet ushtarake në Shqipëri, kishin filluar të bëheshin shumë arrestime dhe ishin zënë shumë armë të sjellura në Kosovë nga këto grupe. Adem e Hamëz Jashari ishin në dijeni të këtyre arrestimeve e burgosjeve që po i bënte armiku në anë të ndryshme të Kosovës.

Në vazhdën e këtyre mësymjeve për arrestime dhe mbledhjen e armëve, në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991, forca të shumta serbe rrethuan Prekazin dhe familjen Jashari. Në thirrjen e policisë për dorëzim, Babë Shabani me djemtë Rifatin, Hamzën dhe Ademin, u përgjigjen me krisma të pushkëve. Forcat serbe nuk e kishin pritur një rezistencë të tillë, ato kishin shkuar t’i arrestonin dhe t’i mbledhin armët. Mirëpo familja Jashari nuk i kishte rrokur armët që t’i dorëzonin. Ata kishin vendosur të luftonin për çlirimin e vendit, prandaj rezistuan gjithë ditën duke luftuar.

Atë ditë e nga ai vend, lindi shpresa dhe guximi për shumë djem e vajza që liria do të vie, sepse kemi njerëz që i dalin zot atdheut, që bëjnë edhe rezistencë të armatosur, pa kursyer veten e tyre. Jasharët i kanë paraprirë UÇK-së. Organizimi dhe mobilizimi për luftën çlirimtare që bënë ata për plot 7 vite, kulmoi me aktivizimin dhe shtrirjen e luftës çlirimtare në të gjitha pjesët e Kosovës së robëruar”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …