leoni

Kryetari i Sirisë, Bashar al-Assad ka autorizuar forcat irakiane që të sulmojnë militantët e Shtetit Islamik

Kryetari i Sirisë, Bashar al-Assad ka autorizuar forcat irakiane që të sulmojnë militantët e Shtetit Islamik

Kryetari i Sirisë, Bashar al-Assad ka autorizuar forcat irakiane që të sulmojnë militantët e Shtetit Islamik pa kërkuar ndonjë leje, raportojnë mediat shtetëore të Sirisë. Njoftimi u bë vetëm disa orë pasi kryeministri i Irakut tha se zyrtarë të sigurisë nga Bagdadi e kanë takuar presidentin Assad në Damask. Kryeministri i Irakut tha se vendi do të marrë më shumë rol në Siri pas tërheqjes së trupave të Shteteve të Bashkuara. “Kjo është një çështje me shumë komplikime” tha kryeministri i Irakut, Adel Abdel Mahdi. “Nëse ndodh ndonjë zhvillim negativ në Siri do të ketë ndikim edhe tek ne. Shteti Islamik është aty dhe ne kemi 600 kilometra vijë kufitare me Sirinë” tha ai. Njoftimi nga Siria bën të ditur se forcat e Irakut mund të kalojnë kufirin dhe të sulmojnë militantët pa kërkuar ndonjë leje nga autoritetet në Damask. Shteti Islamik rrëmbeu një pjesë të madhe të territorit në Siri dhe Irak gjatë vitit 2014 por janë eliminuar kryesisht në Irak, ndërsa po mbajnë pjesë shumë të vogël të Sirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …