Haradinaj: Gjermania është një mbështetëse e madhe që përkujdeset për Kosovën, por edhe për rajonin

Haradinaj: Gjermania është një mbështetëse e madhe që përkujdeset për Kosovën, por edhe për rajonin

“Gjermania është një mbështetëse e madhe e Kosovës dhe ajo jo vetëm që përkujdeset për Kosovën, por edhe për rajonin. Është  qëllimi ynë gjithashtu që të vijmë në një ditë, që jo vetëm të absorbojmë nga ju, por të krijojmë së bashku në të gjitha fushat e jetës dhe mund të llogarisni në ne. Për ju kjo është shtëpia juaj çdo herë, vetë Kosova është shtëpia juaj”. Kështu tha kryeministri  Haradinaj, në ceremoninë pritëse në nderim të KFOR-it gjerman, me rastin e përmbylljes së misionit të tyre në kampin e Prizrenit, duke theksuar se vetëm kontigjenti i Prizrenit po largohet, por roli i KFOR-it gjerman do të vazhdojë edhe më tej. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se sonte janë bërë së bashku për një arsye të veçantë, për t’iu thënë faleminderit Budeswehrit dhe Gjermanisë për shërbimin e tyre, paqen dhe stabilitetin e vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …