Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë përmbyllëse të vitit ka folur sërish për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe. Ai ka qenë i vendosur se Kosova nuk e heq taksën nëse Serbia nuk ndryshon qasjen e saj ndaj Kosovës. “Nëse Serbia nuk ndryshon dhe nëse është e njëjta ajo që e paraqet një mini-Rusi në Ballkan, taksa do të mbetet përgjithmonë, përjetësisht. Por nëse bëhet një marrëveshje për njohje reciproke atëherë taksa do të hiqet”. Ai tha se ne i kemi dhënë miliona Serbisë për të blerë armatim në Rusi. “Janë 20 vjet dhe Serbia është ende një mini-Rusi në Ballkan. Ajo nuk është evropiane. Kur mundim të tërheqim? Sa më shpejtë që të vien marrëveshja, ne e heqim. Taksa nuk është vetëm e imja është e marrëveshjes së koalicionit. Dora ime nuk e heq taksën në këto rrethana”. Haradinaj tha se malli që ka hyrë para vendimit, nuk do t’i nënshtrohet ky sepse do të jetë dëm për të gjithë ata që e kanë blerë atë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …