leoni

Rrustem Berisha

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ua uron gjithë qytetarëve Vitin e Ri 2019

Në urimin e ministrit të Mbrojtjes, drejtuar qytetarëve, oficerëve dhe ushtarëve të FSK-së, në prag të Vitit të Ri 2019, ju drejtohet me këto fjalë:

 Qytetarë të nderuar të  Republikës së Kosovës,

Të nderuar oficerë dhe ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,

Në natën e ndërrimit të motmoteve, natën e Vitit të Ri, kur të gjithë gjendemi në frymën e festës, pranoni urimet e mia të përzemërta me dëshirat më të mira për Ju dhe familjet Tuaja.

Viti që po lëmë pas ishte një vit i vendimeve të mëdha për vendin tonë në përgjithësi, e për Ministrinë e FSK-së dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në veçanti.

Miratimi unanim, me 107 nga 120 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës i tri Ligjeve për MFSK-në dhe FSK-në, na ka bërë shumë krenar, por edhe na ka dhënë më shumë përgjegjësi në punën dhe angazhimin tonë si dhe ka treguar se sa i nevojshëm ka qenë mandatimi i Ushtrisë sonë.

 Zonja dhe zotërinj,

Shprehim urimet më të përzemërta dhe falënderimin tonë për miqtë dhe aleatët tanë; Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Gjithashtu shpresojmë se viti që po hyjmë do të gjejë vendin tonë në rrugë drejt të integrimit në NATO dhe BE, duke hapur kështu perspektivë të re për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Qytetarë të nderuar,

Oficerë dhe ushtarë të FSK-së,

Në këtë ditë feste e gëzimi, i kujtojmë me krenari të gjithë ata që ranë ndër breza për Lirinë dhe Pavarësinë Kosovës.

Në këtë natë gëzimi t’i bëjmë bashkë vullnetin dhe veprimet tona për një Kosovë më të zhvilluar, më të fuqishme e më të lumtur.

Gëzuar 2019!

Paçi shëndet e suksese!

Rrustem Berisha

Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …