Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk dihet nëse viti 2019 do të jetë vit i zgjidhjes së çështjes Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se askush se di nëse do të ketë ujdi mes dyja vendeve në vitin 2019. “Do të doja që të gjendet zgjidhja por askush nuk mund të thotë nëse ajo të të arrihet në vitin që po vjen”, ka thënë Daçiq. “Dialogu i Brukselit është shtyrë për muaj por kjo nuk nënkupton që nuk mund të arrihet zgjidhja – edhe pse s’ka komunikim”. Me rendësi për Serbinë është që të jetë e angazhuar në bisedime pa të cilat nuk mund të arrihet zgjidhja dhe ka shtuar se Beogradi zyrtar nuk ka qenë në këtë pozicion për më shumë se pesë vjet.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …