Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Me rastin e përfundimit të vitit kalendarik 2018, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës e vizitoi kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë. Në kazermën „Adem Jashari“, në Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së, kryeministri u prit nga ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendës ministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Vizita e kryeministrit Haradinaj në FSK, ishte në kuadër të agjendës së tij, për të vizituar institucionet e Kosovës, që në ndërrimin e moteve punojnë, kur të tjerët festojnë.  Para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj, u shpreh: „Me vizitën këtu, tek ushtria e Kosovës, i përmbylla vizitat e zhvilluara gjatë ditës. Vizitova zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe tash Ushtrinë e Kosovës. Qytetaret e Kosovës mund të pushojnë të qetë. Ushtria e Kosovës është në detyrë edhe sonte.“ Në fund, kryeministri Haradinaj të gjithë ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të FSK-së, ua uroj Vitin e Ri 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …