Nëse bazohemi në faqen e Facebook’ut “Albanien Real Facts” (“Shqipëria Fakte Real”), unë jam “ideolog hebre bolshevik shefi” i “lëvizjes për vetëvendosje” në Kosovë. Kjo faqe, që udhëhiqet nga njerëz të PDK-ja, gjegjësisht nga personeli i shërbimit sekret SHIK (shefa janë Kadri Veseli dhe Presidenti Thaçi), ka përcaktime të hapura fashiste dhe anti-semite.
Në një rast gjyqësor kundër organizatës së shpikur “syri i popullit” presidenti Thaçi dezinformoi për kryetarin e grupit parlamentar të VV Glauk Konjufca dhe kryetarin e LVV Albin Kurtit, të kenë lidhje me terrorin dhe dhunën. Natyrisht, Thaçi nuk mund t’i faktonte deklaratat e tij. Për disa javë, faqja ” Albanien Real Facts ” nuk njeh kufij në propagandën politike fashiste dhe antisemite.
Në këtë faqe të internetit shkruan: “Dëshmitari Faton Topalli tha në procesin gjyqësor kundër Dr. Sadri Ramabaja: Ai ishte takuar shumë herë me Dr. Ramabajen dhe Maximilian Brym në kafe. “Njëherë Max Brym i tha atij se në emigracion janë dy aktivistë të rëndësishëm.” Nga kjo deklaratë faqja fashiste sajon: “1. Kristian Kahrs, i cili është me Rita Knudsen, e cila është një shërbëtore e Serbisë, ishte në banesë të Albin Kurtit, është që nga viti 1999 në KFOR në Kosovë në shërbimin e Serbisë. 2. Maximilian Brym është me prejardhje hebraike, jeton në Gjermani, është bolshevik komunist, është personalitet udhëheqës në LVV. Brym është anti-etnik dhe angazhohet për një sistemi popullor bolshevik. Albin Kurti vepron sipas udhëzimeve të tij. Brym është i dyshuari kryesor për nxitjen e vetëvrasjeve të Arbnorit dhe Astritit.” Çfarë marrëzie! Arbenor dhe Astrit Dehari, të vrarë, ishin miqtë e mi. Kristian Kahrs është një publicist norvegjez proserb. Ai nuk është as i afërt, as në farefisni me gruan e Albin Kurtit, Rita Augestad Knudsen. Unë nuk e fare personalisht gazetarin Kahrs. Shkrimet e tij janë krejtësisht të gabuara.
Cirku propagandist anti-semitik në këtë faqe vazhdon me zell. Agjentët e Mossad me thonë – (kini kujdes, fashistët e marrin seriozisht) – kjo faqe operohet nga SHIK, nga disa djem të rajonit të Dukagjinit, janë tifozë të PDK-së dhe AAK-së. Në një foto-montazh unë jam vendosur në mes. Me emër dhe karakterizim gjerman-izraelit. Nga fotoja ime shigjetat shkojnë në drejtim të Kahrs dhe të zonjës Knudsen. Poshtë meje është Albin Kurti, për të cilin thuhet se merr urdhra nga unë. Sigurisht, hebrenjtë janë gjithnjë në krye të komploteve. Kështu akuzonte edhe policia e fshehtë cariste Ohrana. Ajo e botoi “Komploti i pleqve të Sionit”.
Predikimi antisemit i Sermonit vazhdon: Faqja shkruan: “Mbi një pasuri prej 1 bilionë në Kosovë, Max Brym foli me Arbnor Dehari në një video. Max Brym analizon qëllimin e çdo gjëje që LVV e bën me dhunë. Ata duan pasuri dhe Max Brym është hebre.” Përveç kësaj, supozohet se unë punoj edhe për Rusinë. Më anti-semite nuk ka si me qenë. Arbenor Dehari, i cili fliste më mirë gjermanisht se sa unë shqip, më pat përkthye në një program televiziv të TV Opoja në Prizren. Në atë intervistën televizive unë fol për pasurinë e madhe të xeheve të Kosovës dhe kritikoja qeverinë sepse njerëzit jetojnë në varfëri. Nga kjo fashistët shqiptarë kanë sajuar: “Aha, çifuti do pasuri.” Pastaj kërkojnë: Republika e Kosovës nuk duhet t’i tolerojë këta njerëz në territorin e Kosovës. Kërcënojnë me ilegalizimin e LVV dhe arrestimin tim kur të udhëtoj në Kosovë. Unë megjithatë, do të shkoj përsëri. Kërcënimi me arrestim nuk është i zbrazët. Pas emri im u përmend në procesin gjyqësor të socialdemokratit të pafajshëm, Dr. Sadri Ramabaja, është një rrezik mjaft real. Megjithatë, unë do të udhëtoj përsëri në Kosovë. Një avokat tashmë është caktuar për të përfaqësuar interesat e mia.
Poshtë fashizmit dhe antisemitizmit në Kosovë.
E vetmja parti sociale dhe patriotike në Kosovë është LVV.