leoni

Qeveria e Kosovës merr vendim që punëtorëve të larguar nga puna gjatë viteve të 90-ta, t’u njihen kontributet pensionale

Zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete të politikës së Kosovës për vitin 2019

Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe përparimet në procesin integrues evropian, theksohen si prioritete të politikës së Kosovës për vitin 2019. Krahas këtyre prioriteteve, si qëllim më vete shihet edhe përmbyllja e procesit të bisedimeve me Serbinë. Zëvendëskryeministri Limaj ka tënë se angazhimi i Qeverisë së Kosovës gjatë vitit 2019 do të jetë i fokusuar në prioritet dhe synime të cilat në vitin 2018 nuk kanë arritur të realizohen. “Angazhimi ynë do të jetë në drejtim të intensifikimit në zhvillimit ekonomik të vendit, avancimin e integrimeve evropiane, konsolidimi i mëtutjeshëm i shtetësisë dhe rritja e mirëqenies, si reformat tona të brendshme që kanë qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarit. Këto duhet të jenë disa nga objektivat tona”, tha Limaj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e partive politike opozitare thonë se prioritet duhet të jenë zgjedhjet dhe formimi i institucioneve të reja, që sipas opozitës, do të garantonte legjitimitetin në qeverisje. Ismet Beqiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se fillimisht duhet të formohen institucionet e reja të cilat më pastaj do të kishin si prioritet zhvillimin e vendit në aspektin ekonomik. “Prioriteti kryesor dhe nevoja kryesore e Kosovës dhe qytetarëve tanë ka qenë pikërisht krijimi i institucioneve stabile dhe të besueshme. Kjo nënkupton se prioritet për vendin do të duhej të jenë institucionet të reja. Institucionet e reja me legjitimitet dhe pastaj sikur edhe me herët që kemi ofruar mundësinë të punohet e bisedohet me të gjithë ata që ja duan të mirën vendit”, tha Beqiri.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …