Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se situata e sigurisë gjatë vitit të kaluar ka qenë stabile, dhe se e tillë pritet të jetë edhe në të ardhmen. Duke folur për hapjen e Urës ndarëse mbi Lumin Ibër, ai ka thënë se fajtor për vonesat në këtë proces janë edhe proceset tjera paralele, siç është dorëheqja e katër kryetarëve serbë të komunave. Bahtiri ishte shumë i entuziazmuar për bashkim e qytetit andaj edhe inicioi një peticion me nënshkrime të cilin e nënshkruan mijëra qytetarë, por ja që nuk po e bashkon dot qytetin as me nënshkrime, as me paralajmërime për një spektakël të madh me rastin e bashkimit, ku do të këndonin këngëtaret më të famshme të botës. Ky kryetar pret kur të bashkohet qyteti në mënyrë paqësore dhe kur serbët ta njohin Kosovën, edhe pse pritja e tillë po zgjat afër 20 vjet, ai nuk e zbeh optimizmin e tij futurist.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …