Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” përsëri kanë bërë thirrje që të protestohet për të kërkuar nga Bashkimin Evropian që të bëj liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Protesta është paralajmëruar të mbahet më 10 janar para Bibliotekës Kombëtare, duke filluar nga ora 12:00. “Nuk do të ketë parti politike, organizatë studentore apo bindje fetare, por do të kërkohet e drejta e këtij populli të vuajtur e të mashtruar e të zhgënjyer. Të gjithë të bashkuar pa dallim drejtë Evropës!”, thuhet në paralajmërimin e protestës. Përveç studentëve të UP-së, këtë herë këta studentë kanë bërë thirrje që kësaj proteste t’i bashkohen edhe studentët e universiteteve të tjera, nxënësit dhe qytetarët në përgjithësi. Protesta e kaluar ishte organizuar nga studentët e Fakultetit Filozofik me 24 dhjetor të vitit 2018.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …