Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland ka deklaruar se ideja për korrigjim të kufijve nuk është e mirë dhe sipas tij mund të sjellë më shumë probleme, sesa gjëra pozitive. Ai pas takimit që ka pasur ditën e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave ku ka thënë se do të mbështes Kosovën që të mos ketë kushte të reja. Ai ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve nuk është mbështetur as nga Kancelarja, Angela Merkel. Sa i përket liberalizmit të vizave, Wieland ka thënë se nuk mund të premtojë se kur mund të ndodh kjo, pasi që ka disa qeveri që ende nuk janë të bindur për ta përkrahur Kosovën. Mirëpo, ai ka premtuar se do ta mbështesë Kosovës që të mos ketë kushte të tjera. Ai ka porositur politikanët kosovar që të mos premtojnë data se kur mund të ndodh liberalizimi i vizave. Ndërkaq, Haradinaj ka thënë se ka kërkuar ndihmën e zëvendëspresidentit të PE-së për të treguar të vërtetën e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …